GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Opozita akuzon Vuçiçin: Po organizon lirimin e vrasësit të Zoran Gjingjiç

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita akuzon Vuçiçin: Po organizon lirimin e vrasësit të Zoran Gjingjiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dënuari për krime lufte, Dragan Vasilkoviç, i njohur si Kapiteni Dragan, së fundi ka nisur një peticion në Serbi për lirimin e dorasit të ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiç, Zvezdan Jovanoviç.

Gazeta opozitare serbe “Danas”, pas bashkëbisedimeve me njohës të fushës, ka shkruar se pas këtij peticioni qëndron pushteti aktual në krye me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.

E njëjta rikujton se Vuçiçit i pëlqen të krahasohet me Gjingjiçin, ndonëse më herët u deklarua se “u deh nga lumturia” pasi vdiq ish-kryeministri demokrat serb.

Vesna Pesiç, sociologe dhe bashkëpunëtore e Gjingjiçit në subjektin politik DOS, pyet se mbi çfarë baze i ashtuquajturi Kapiten Dragan kërkon falje për Jovanoviçin.

“Ai nuk është person publik, por një person i liruar nga burgu ku ishte për shkak të krimeve të luftës. Mbishkrimi në tendën për thirrje për peticion është se Jovanoviç është një hero lufte, domethënë pjesëmarrës në luftën e viteve të 90’a në luftën e zhvilluar nga Serbia, fillimisht Kroaci dhe më pas në Bosnje dhe Hercegovinë. Mbi çfarë baze pretendon Vasiljkoviç të jetë hero lufte?”, ka deklaruar ish-bashkëpunëtorja e Gjingjiçit.

“Këtë iniciativë për lirimin e vrasësit të Gjingjiçit nuk e ka menduar Kapiteni Dragan, por kreu i shtetit [Vuçiç]. Dhe meqë Vuçiçi është kundër një Serbie të ideuar nga Gjingjiçi dhe është një urryes i madh i tij, tani ai dëshiron t’i rehabilitojë vrasësit”, ka thënë tutje sociologia.

Gjingjiç u vra më 12 mars të vitit 2003 në moshën 50-vjeçare. Për të dënuarin për vrasjen e tij, Jovanoviç, gjykata pati marrë vendim për 40 vite heqje lirie.

Etiketa: VucicZoran Gjingjic

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
A ishte ky shkaku i bllokimit për 6 orë?! Mark Zukerberg detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp

A ishte ky shkaku i bllokimit për 6 orë?! Mark Zukerberg detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp

TË FUNDIT

Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

07:45 - 03/08/26

Një operacion shpëtimi është zhvilluar në Bulqizë, ku 7 qytetarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në rrjedhën e lumit...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026   

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026  

07:30 - 03/08/26
Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com