GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Kapërceni ngërçin”, kreu i PE letër samitit në Slloveni për integrimin e BP

në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kapërceni ngërçin”, kreu i PE letër samitit në Slloveni për integrimin e BP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka dhënë sinjale pozitive në mbështetje të integrimit  të BP, teksa u kërkoi udhëheqësve europianë që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të ecin përpara me procesin e pranimit të gjashtë vendeve në union.

Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, mbi samitin BE-Ballkani  Perëndimor që po mbahet në Slloveni, Sassoli shkruan se tashmë ndodhemi në një periudhë delikate përsa i përket integrimit, ndaj duhen shmangur vonesat.

“Samiti i këtij viti BE -Ballkani Perëndimor nuk mund të ishte më i duhuri. Sot, më shumë se kurrë, procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë. Është një periudhë delikate që vonesat dhe bllokimet aktuale të kapërcehen”, theksoi Sassoli.

Duke shprehur mbështetjen e PE mbi këtë proces, Sassoli u shpreh se çdo vonesë mund të rrezikojë dekurajimin e shteteve të tjera që duan të bashkëpunojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Parlamenti Evropian është gati të punojë, në kuadrin e Ekipit të Evropës, për t’i dhënë vrull të ri zgjerimit të BE -së në Ballkanin Perëndimor. Një Evropë me të vërtetë gjeopolitike mund të fillojë vetëm në kufijtë tanë, me miqtë tanë më të ngushtë, me të cilët nga ana kulturore dhe historike ne ndajmë të njëjtin identitet evropian. Të kesh një kontinent paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë do të sillte përfitime jashtëzakonisht të mëdha për të gjithë qytetarët evropianë. Ky shtysë e re mund të ketë vetëm një efekt pozitiv në rajon dhe mund të kontribuojë në transformimin e tij demokratik dhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore. Prandaj ne duhet të jemi gati për t’u angazhuar në procesin e pranimit me secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në varësi të përparimit dhe ambicies së tyre. Çdo vonesë ose hezitim i mëtejshëm rrezikon të inkurajojë të tjerët që dëshirojnë të fitojnë ndikim në rajon”, tha Sassoli.

Së fundmi, Sassoli shkruan se çdo shtet që kërkon të vijojë rrugën drejt BE-së, duhet të përmbushë reformat, duke pranuar se dialogu dhe ndërtimi i konsensusit, si dhe liria e shtypit e shprehjes janë vendimtare në çdo demokraci.

Etiketa: BE

Lajme të lidhura

Protestuesit ulen këmbëkryq në Bulevard, thërrasin në kor: Shqipëri e re, Revolucion
Lajme

Protestuesit ulen këmbëkryq në Bulevard, thërrasin në kor: Shqipëri e re, Revolucion

23:24 - 07/06/26
“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve
Botë

“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve

22:52 - 07/06/26
Protestuesja shpalos disa kërkesa: Të krijojmë një parti të re opozitare!
Breaking Views

Protestuesja shpalos disa kërkesa: Të krijojmë një parti të re opozitare!

20:39 - 07/06/26
Para
Kualifikueset e Botërorit, Uzuni: Ta shohim çdo kundërshtar si të barabartë

Mungesa e tifozëve të Hungarisë, Uzuni: Na penalizon kjo gjë

TË FUNDIT

Protestuesit ulen këmbëkryq në Bulevard, thërrasin në kor: Shqipëri e re, Revolucion
Lajme

Protestuesit ulen këmbëkryq në Bulevard, thërrasin në kor: Shqipëri e re, Revolucion

23:24 - 07/06/26

Marshimi i protestuesve kundër qeverisë Rama duket sikur se nuk ka fund. Qytetarët janë ulur këmbëkryq në bulevardi "Dëshmorët e...

Lexo më shumë
“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve

“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve

22:52 - 07/06/26
Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

22:16 - 07/06/26
Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë

21:28 - 07/06/26
Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku

20:50 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişkralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomjojobetcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş