GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Momentet e errëta të Gledis Nanos, shiti makinën me trefishin e çmimit të blerjes

15:47 - 06/10/21
në Aktualitet, KRYESORE, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrin fund aludimet, kush do të zëvendësojë Ardi Veliun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në krye të Policisë emërohet një oficer me të kaluar të errët. Në procesin e vettingut Gledis Nano doli “i pastër”, biografia e tij nuk është në përputhje me ligjin. Sipas një vendimi të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit janë zbardhur disa momente të errëta nga e kaluara e tij.

Makinës iu trefishua vlera

Në këtë vendim Nano rezulton se ka shitur një makinë tip Benz Mercedes Classe B 200 luksoze me trefishin e çmimit të blerjes në 2016.
“Nga hetimi administrativ për shumën monetare të subjektit të vlerësimit “Gjendje cash në banesë në vlerën e 1.500.000 lekëve dhe në pjesë takuese në %, 50%”, në lidhje me ekzistencën e pasurisë, subjekti ka paraqitur shpjegime të mbështetura në dokumentacion ligjor. Në lidhje me burimin e krijimit subjekti i vlerësimit ka depozituar në protokoll, dokumentacion justifikues shtesë dhe shpjegime lidhur me origjinën e pasurisë. Subjekti ka sqaruar se shuma është e krijuar nga kursimet në vite, shtuar nga shitja e automjetit tip Benz Mercedes Classe B 200, i blerë në vlerën 2.900 euro (burimi për blerjen e të cilit ka qenë pakësimi i gjendjes cash, duke e çuar këtë në fund të vitit 2016, në vlerën 1.000.000 lekë)”, thuhet në vendim.

Ndërroi mbiemrin për të fshehur lidhjet me të inkriminuarit

Gledis Nano i cili me detyrën e drejtuesit të uniformave blu do të jetë në luftë me kriminelët, për ironi të fatit në këtë vendim rezulton se ka patur kontakt me persona të inkriminuar. Ky fakt ka kaluar pa u vënë re në Vetting edhe nga institucionet ligjvënëse. Sipas vendimit në vitin, në 2010 drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit ka konstatuar se Gledis Nano kishte kontakte me persona me precedent penal dhe për këtë arsye ka hartuar një rekurs për shkarkimin e tij nga detyra. Por ky i fundit ka bërë një padi ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Gjykatën e Apelit, e cila e ka favorizuar këtë të fundit duke i dhënë të drejtë. Por pas këtij vendimi, Drejtoria e Policisë ka dërguar një tjetër rekurs në Gjykatën e Lartë për të prishur vendimin e Gjykatës së Apelit.
“Sipas Vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, datë 4.11.2010, kjo e fundit, ka vendosur pranimin e padisë të paditësit Gledis Nano, duke anuluar aktin administrativ të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin si dhe detyrimin për të dëmshpërblyer paditësin, me 12 paga mujore. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për prishje të vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë, kërkesë për të cilën Gjykata e Lartë, në datë 8.2.2012 ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë”, thuhet në vendim.

Sipas procedimit penal të ngritur nga Drejtoria e Policisë konstatohet se në 2008 ai ka patur kontakte me persona të inkriminuar. Ky fakt është kaluar pa u vënë re nga Vetting duke favorizuar “ushtarin” e ri të qeverisë.
“Subjekti i vlerësimit Gledis Nano: a) ka plotësuar formularin e deklarimit për kontrollin e figurës në mënyrë të saktë dhe me vërtetësi; b) ka informacion në deklarimin e tij dhe nga institucionet përgjegjëse të përcaktuara në këtë ligj, që tregon se subjekti ka patur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në veprimtari kriminale, veprim për të cilin është proceduar në vitin 2008”, thuhet në vendim.

Në vendim Nano, rezulton se ka ndërruar edhe mbiemrin, çka ngre dyshime më të forta se kontakti i tij me personin me precedent penal nuk ka qenë i rastësishëm. Kjo përfshirje me “kriminelin” e ka detyruar Gledisin që nga Nana të ndryshoje mbiemrin në Nano.
“Nga vetëdeklarimi i subjektit Gledis Nano rezulton se: Ka pasur mbiemër tjetër më parë, me vendimin nr.**, datë 28.1.2005, të Njësisë Administrative Kashar, Tiranë, është bërë ndryshimi i mbiemrit nga Nana në Nano. Ka qenë subjekt i një procedimi disiplinor nga ana e autoritetit punëdhënës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si pasojë e një kontakti të papërshtatshëm në vitin 2008, për të cilin është proceduar”, thuhet në vendim.
Drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit 40-vjeçari nga Skrapari, Gledis Nano vjen në post të lartë pas dorëheqjes së Ardi Veliut.

Etiketa: Gledis Nano

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Skandali me Unazën e Madhe, PD: Fituesit e 7 loteve janë të paracaktuar

Skandali me Unazën e Madhe, PD: Fituesit e 7 loteve janë të paracaktuar

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com