GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Samiti në Slloveni, Meta optimist: Mesazhe inkurajuese

16:11 - 06/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti në Slloveni, Meta optimist: Mesazhe inkurajuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta i ka konsideruar si inkurajuese mesazhet e sotme nga samiti në Slloveni mes përfaqësuesve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Meta ndan të njëjtin mendim me përfaqësuesit e BE kur shkruan se përmbushja e reformave qëndron në themel të integrimit, ndërsa falenderon BE për mbështetjen që vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe rajonit.

“Perspektiva evropiane e rajonit jetësohet përmes reformave të besueshme, në themel të cilave qëndrojnë parimet dhe vlerat evropiane të demokracisë, të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit.  Mirënjohës për mbështetjen politike dhe ndihmën e gjithanshme, që Bashkimi Evropian vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë, si partner i parë dhe i natyrshëm ekonomik, duke qëndruar plotësisht të linjëzuar në qëllimin e përbashkët strategjik të zgjerimit”, shkruan Meta.

Ndër të tjera, ai vë theksin te Plani Ekonomik i Investimeve ku thotë se duhet shfrytëzuar për të rimëkëmbur ekonominë.

“Plani Ekonomik i Investimeve dhe Agjenda e re për Inovacionin duhen shfrytëzuar maksimalisht për të rimëkëmbur ekonominë dhe frenuar shpopullimin e mëtejshëm dramatik të vendit”, shprehet ai.

Meta nuk lë mbrapa as bashkëpunimin rajonal, ku dekurajon konfliktet mes shteteve bien pasi ndesh me rrugën evropiane.

“Bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përqendrohet në zbatimin e zotimeve të ndërmarra. Bishtnimi ndaj këtyre zotimeve dhe parcelizimi i rajonit kundër prodhojnë më shumë ndasi dhe konflikte artificiale të padobishme, dhe bien ndesh me rrugën evropiane të vendeve tona”, shprehet Meta.

Pavarësisht të gjithave, ripërsërit rëndësinë që ka  nisja e shpejtë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe liberalizimi sa më parë i vizave me Kosovën.

Etiketa: meta

Lajme të lidhura

Berisha: Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist
Aktualitet

Berisha: Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist

13:22 - 29/01/26
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur
Aktualitet

Rilindja zbrazi Shqipërinë, Këlliçi: Rama punon të mbajë vetëm Belindën dhe Mirlindën!

12:34 - 29/01/26
Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale
Aktualitet

Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale

11:52 - 29/01/26
Para
Samiti i Sllovenisë: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, por “detyrat e shtëpisë” ende të pabëra

Samiti i Sllovenisë: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, por “detyrat e shtëpisë” ende të pabëra

TË FUNDIT

Berisha: Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist
Aktualitet

Berisha: Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist

13:22 - 29/01/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Edi Rama po tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, ndaj ajo nuk po del...

Lexo më shumë
U plagos pasi ndërhyri në sherrin mes babait dhe vajzës, i riu përfundon në reanimacion

U plagos pasi ndërhyri në sherrin mes babait dhe vajzës, i riu përfundon në reanimacion

13:11 - 29/01/26
18 ekipe kërkojnë fitoren në Europa League, në fushë zbret edhe Nedim Bajrami

Spektakël pritet në Europa League, 36 ekipe zbresin në fushë dhe bëjnë llogaritë e kualifikimit

12:42 - 29/01/26
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur

Rilindja zbrazi Shqipërinë, Këlliçi: Rama punon të mbajë vetëm Belindën dhe Mirlindën!

12:34 - 29/01/26
Apeli i GJKKO “fal” ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë (Emrat)

Apeli i GJKKO “fal” ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë (Emrat)

11:59 - 29/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com