GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Punimet për rrugën e “Arbrit” në ngërç, ja 8 premtimet e pambajtura rreth këtij projekti

20:31 - 06/10/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Punimet për rrugën e “Arbrit” në ngërç, ja 8 premtimet e pambajtura rreth këtij projekti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për afro gjashtë muaj nga afati punimet për rrugën e “Arbrit” nuk kanë ecur në ritmin e duhur. Në nisje të projekti qeveria po mburrej me këtë projekt, ndërsa tani e pranon vetë që puna nuk po ecën ashtu si duhet.

Ngërçin në këtë projekt e ka njoftuar Ministria e Financave, e cila me një projekt të publikuar së fundmi tregon se, kompania koncesionare nuk ka realizuar investimet sipas planit në vitet 2019 dhe në vitet 2020, duke mbetur pas kalendarit të përgjithshëm të punimeve që parashikojnë hapjen e rrugës për përdorim në prill të vitit 2020.

“Deri në fund të vitit 2020 është realizuar 65% e volumit të punimeve të ndërtimit, rreth 5 pikë përqindje më pak se sa ishte parashikuar gjatë kësaj periudhe, për shkak të pezullimit të punimeve në tunelin e Murrizit dhe punimeve në skarpata për segmentet numër 2 dhe numër 4,” shkruhet në relacionin e Ministrisë së Financave për ecurinë e kontratave kryesore koncesionare.
Sipas të dhënave të Ministrisë, në vitin 2020 parashikohej të investoheshin 8 miliardë lekë ndërsa janë investuar 6.3 miliardë lekë. Edhe në vitin 2019, investimet nuk u realizuan plotësisht. Problemi, sipas Ministrisë së Financave është sërish Tuneli i Murrizit.
“Për vitin 2019, vlera e realizuar e investimit përbën 84.6% të vlerës totale të parashikuar për t’u investuar gjatë këtij viti, për shkak të problematikës së Tunelit të Murrizit ku ritmi i punimeve u ngadalësua,” shkruhet në relacion. Ndërtimi i kësaj rruge ka thënë Rama është kthimi në realitet i një ëndrre 100 vjeçare të banorëve të kësaj zone. Rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë ka premtuar kryeministri.

8 premtimet e rreme për rrugën e Arbrit

Rruga e “Arbrit” ka qenë një projekt që është përdorur kryesisht si premtim elektoral për 16 vite rresht. që nga 2004 janë bërë 8 deklarata premtuese për këtë projekt dhe akoma e sot ndodhet në proces aspak të mirë.

Në 2004, kryeministri Fatos Nano premtoi se rruga e Arbrit do të nderohet brenda 2005, por kjo nuk ndodhi.
Në 2007, kryeministri Sali Berisha tha se në mandatin e tij 4- vjeçar projekti për rrugën e Arbrit do të jetë një vendim i padiskutueshëm që do të fillojë menjëherë dhe sërish ky mbeti një premtim.
Në 2009, qeveri Berisha shpalli tenderin për këtë projekt dhe premtoi se do të jetë gati për dy vjet, por sërish asgjë.
Në 2014, kryeministri Rama premtoi të njëjtën gjë, duke thënë se ka nisur bashkëpunimin me një kompani kineze për këtë projekt, por punimet nuk filluan.

Një vit me pas, Edi Rama vazhdonte me premtimet dhe planet rreth rrugës së Arbrit, por asgjë konkretet akoma.

Ndërkohë, vetëm në 27 nëntor të 2015 Rama bëri një takim në Pekin për të nisur diskutimet reale mbi këtë projekt, por punimet nuk filluan as për 3 vitet e ardhshme.

Edhe pse në 2017 Rama deklaroi se kanë filluar hapat e parë të projektit, kontrata e vërtetë u firmos në 2018.

Etiketa: mfeprojketrruga e Arbrit

Lajme të lidhura

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Para
Fizioterapisti heroi i Laçit, Zrniç apel për komunitetin e futbollit

Fizioterapisti heroi i Laçit, Zrniç apel për komunitetin e futbollit

TË FUNDIT

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

Nga Nazim Rashidi Qëndrimi i gabuar me vite se “Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe pastaj e të tjerëve”, për...

Lexo më shumë
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com