GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

DW: Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
DW: Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka evenimente, ku si gazetar duhet të shkosh, sepse do të raportosh. Por jo për këtë akt ceremonial (fjala është festimin e 60-vjetorit të marrëveshjes së pranimit të punëtorëve turq në Gjermani me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, 05.10.) Marrëveshja e pranimit të fuqisë punëtore e nënshkruar mes Gjermanisë dhe Turqisë është edhe pjesë e historisë së jetës sime. Kur im atë në shtator 1969 erdhi si punëtor i ftuar (gastarbeiter) në Gjermani fillimisht më la mua, gjashtëmuajsh dhe nënën në vendlindje. Plani i tij ishte të punonte vetëm pak vite, të fitonte ca para dhe të kthehej sërish. Por gjithçka rrodhi ndryshe, dhe pa familjen nuk bëhej. Më 18 prill 1970 unë erdha bashkë me nënën në Berlin. Ky qytet do të bëhej qyteti im.

“Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz”

Kopshtin, shkollën, studimet të gjitha këto i përmbylla një ditë me sukses, ndoshta sepse nuk e kam harruar kurrë një mesazh të tim ati. “Ti duhet të punosh dy herë më shumë se gjermanët!” Këto ishin fjalët e tij. Vërtet, kam punuar shumë. Por në shoqërinë gjermane të shumicës më duhej shpesh justifikohesha për suksesin, madje edhe ta mbroja. Megjithëse mund të them, se pavarësisht prindërve të mi, që sot do t’i fusja në “shtresën e paarsimuar”, unë nuk jam rritur në një botë paralele. Mua m’u dha rekomandimi për të vazhduar gjimnazin dhe nuk kam pas vetes një “histori getoje”. Ndoshta kam pasur shumë fat me mësuesit e mi, që më kanë trajtuar njësoj si nxënëset e nxënësit e tjerë.

“Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz.” Kjo fjali e njohur e shkrimtarit, Max Frisch nga viti 1965 preku një nerv atë kohë. Këtë fjali e citoi edhe presidenti gjerman në fjalimin e tij në ceremoninë e festimit të nënshkrimit të marrëveshjes dhe kujtoi, se Max Frisch që atëherë e kishte kuptuar, se politika e punësimit e viteve 60-të dhe 70-të ishte dritëshkurtër.

Ata na quajtën “të ftuar”, por unë dhe prindërit e mi u bëmë fqinjë. Ky 60-vjetor duhet të na sjellë në mendje brezin e parë të punëtorëve të ardhur që e bënë këtë vend atdhe të tyre. Një fjalë e urtë turke thotë, “atdheu nuk është aty, ku ke lindur, por aty ku e ke barkun plot”. Dhe ky vend është Gjermania.

“Një shënim në anë nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre”

Në një moment të fjalimit të presidentit gjerman, më duhet ta pranoj, m’u mbushën sytë me lot. Steinmeier tha, se “historia e punëtoreve të punëtorëve të ftuar meriton vendin e duhur në librat tanë shkollorë dhe në kulturën tonë të kujtesës; një shënim në anë nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre. Kur ne t’i rrëfejmë historitë e tyre, si pjesë integrale të historisë së kësaj Republike, të këtij vendi, atëherë do të kuptojmë edhe historinë e të gjithëve.” Me të drejtë.

Kur shkruaj këto rreshta, më bie ndërmend im atë dhe nëna, që njësoj si koleget dhe kolegët e tyre gjermanë tek Siemens duhet të përmbushnin normën e punës. Po, prindërit e mi nuk duhet të jenë një shënim diku anash. Prindërit e mi dhe të gjithë punëtorët e ardhur nga Turqia, Italia, ish-Jugosllavia, Greqia, Spanja, Portugalia, Vietnami apo Angola janë pjesë e historisë gjermane. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre, që Gjermania të jetë sot ajo që është: e fortë, me diversitet, fantastike. Ata duhet të zenë vend në librat e historisë së Gjermanisë. Pikërisht për këtë ishte kaq e rëndësishme kjo ceremoni, për të na kujtuar gjithmonë për atë se çfarë kanë bërë për këtë vend njerëz si prindërit e mi. Brezi i dytë, i tretë dhe i katërt i të ardhurve kanë lindur shumica në Gjermani. Megjithkëtë shumë prej tyre duhet ende të tregojnë se përshtaten këtu. Ende atyre u lihet të kuptohet, se nuk janë të mirëseardhur. Këto kohë duhet t’i përkasin së shkuarës. E këtë duhet ta kuptojnë edhe ata që jetojnë gjithmonë me të shkuarën. Ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë. Do të qëndrojmë, që ky vend, i cili është edhe atdheu ynë të bëhet më i mirë.

Unë e kam vendin në mesin e kësaj shoqërie, dhe ashtu si e kërkon presidenti Steinmeier, do ta mbaj këtë vend. Ne të gjithë do të formësojmë këtë shoqëri, sepse është edhe shoqëria jonë. Ne i përkasim këtij vendi. Si të gjithë ata, prindërit e të cilëve erdhën në Gjermani si fuqi punëtore./DW/

Etiketa: DW

Lajme të lidhura

Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023
Botë

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

15:32 - 30/05/26
UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban
Botë

UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban

15:05 - 30/05/26
Para

Në 15 vite, 5 “dorëheqje” të detyruara të krerëve të policisë pa mbaruar mandatin 5-vjeçar

TË FUNDIT

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka festuar mbrëmë 31-vjetorin e lindjes në një atmosferë të veçantë, i rrethuar nga...

Lexo më shumë
Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!

Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!

11:28 - 01/06/26
‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

11:26 - 01/06/26
Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetmarsbahis giriş