GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Berisha mbyll “Foltoren” në Elbasan, paralajmëron protesta të forta dhe rikthimin në krye të PD

20:41 - 08/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Berisha mbyll “Foltoren” në Elbasan, paralajmëron protesta të forta dhe rikthimin në krye të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme Sali Berisha zhvilloi “Foltoren” e tij të radhës në Elbasan, nga ku e nisi fjalimin e tij duke i bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta. Madje ai paralajmëroi se shumë shpejtë do të zhvillohen protesta të mëdha si në vitet ’90.

“Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama, duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi në protestë, nga rrugë nuk shqitemi pa të hedh aty ku e meriton. Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën se shqiptarët e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE. Naftën e paguajnë për shkakun tënd njësoj me qytetarët e Zvicrës që kanë një rroge mestarë 6 mijë euro, ndaj 300 euro që marrin shqiptarët. Ne po ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, si opozitë që i treguam vendin në 90-ën regjimin e etërve të tyre. Ftoj demokratët të përgatitemi për betë deri në fitoren e plotë, fitoren e merituar”, tha ai.

Theksi i deklaratës së Berishës ka qenë problemi aktual që po kalon vendi sot, rritja e çmimit të energjisë elektrike, çmimit të bukës dhe produkteve të tjera. Sipas tij, kjo krizë e ku ndodhet vendi sot nuk ka ardhur nga fatkeqësisë natyrore, por nga qeveria. Berisha tha se, Rama kërkon të nënshtroj qytetarët dhe  bëj terror mbi ta sepse kështu do të sundojë më lehtë. 

Më tej ai sqaroi që, nëse qeveria nuk do vidhte dhe do menaxhonet më mirë burimet që kemi ne nuk do futeshim në krizë, por kjo është një nga skemat që përdor sistemi komunist.

“Këtë javë Rama u ra borive të fatkeqësisë, të krizës, të terrorit. Si një njeri, i cili ka një trashëgimi jashtëzakonisht problematike, edhe është shumë e gabuar të harrohet ajo, ai beson se terrori ndaj qytetarëve është mënyra më e mirë për t’i sunduar dhe qeverisur.

Ai para një jave alarmoi njerëzit me krizën e jashtëzakonshme që do të përpijë Shqipërinë. Çfarë është kjo? Kjo është një krizë e bërë me dorën e tij. Ky ka qenë një nga vitet më të mbara energjetike për Shqipërinë. Në gusht kaskada e Drinit ka qenë në kuotat maksimale. Kushdo e di se ajo është rezerva unike e shtetit shqiptar. Blihet energji dhe ruhet për vjeshtë dhe dimër.

Ka zbrazur kaskadën në mënyrë të papërgjegjshme. E ka çuar në kuotat e bllokimit të plotë të prodhimit të energjisë. Ka shitur energji me çmim tre herë më të ulët se e blejmë sot.

Krizën e kemi nga qeveria, e kemi nga Edi Rama dhe ministri i tij, që luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit. Akoma më keq, deklaron se rritja e çmimeve është pa kthim. Ja tani që gazi ra në pikiatë tani, ai thotë se çmimet nuk kanë kthim. Pse nuk paskan kthim?

Shqipëria ka koston më të ulët të prodhimit të energjisë dhe ky pretendon për rritje të tjera të çmimit të energjisë. Falë asaj strategjie që u zbatua për 8 vite, sot HEC-et private prodhojnë 41 përqind të energjisë së vendit. Por këtyre privateve u blejnë vetëm 60 përqind të energjisë dhe as u japin linja për energjinë. Sillen absolutisht si komunistë”, tha Berisha.

Sali Berisha nuk la pa përmendur edhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Ish-kryeministri tha se në vënd që tu merrte me masakrën zgjedhore të 25 prillit siç vetë Basha e cilëson, po merret me karrigen e tij.

”Ky kalon nga mandati në mandat, merr mandatin e tretë, sepse opozita kalon nga humbja në humbje. Sepse kreu i opozitës nuk respekton as rregullin më elementar. Humbe zgjedhjet mirupafshim.

Së fundi në një akt të pashembullt në historinë e pluralizmit, Edi Rama orkestron asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri. Pengu i tij deklaron se vendimin tim për Sali Berishën e mora vet, kur nuk mund ta mirrte kurrë vetë, kur statuti i partisë ia kishte dhënë këtë atribut forumeve të partisë, Këshillit Kombëtar.

Humbëm zgjedhjet, e shpalli masakër, në vend të mbronte votën tuaj, ta denonconte me dosje dokumente, u mor me karrigen e tij. Në 2021 diferenca mjerisht midis nesh dhe PS është në favor të PS më e madhe seç ishte në 1997. Ky ishte lidershipi”.

Këtu ai ka paralajmëruar se mund të kthehet në krye të PD, por gjithsesi theksoi se puna e parë është të çlirohet partia nga Basha dhe vendi nga Rama, pastaj nëse votuesit e duan atë si drejtues sërish, ai tha se është i hapur dhe plotësisht i gatshëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar për demokratët reagimin e tij kur kryedemokrati Lulzim Basha largoi nga Partia Demokratike aleatët dhe figurat më të rëndësishme të saj ndër vite. Në “Foltoren” e Elbasanit, Berisha tregoi se me atë akt dhe me marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Edi Rama, Bashës i kishte vendosur etiketimin “lider i thyer”.

“Bashës i kam thënë çdo gjë që meritonte. I kam thënë që ata kanë të drejtën e Zotit që të ndërmarrin kundër teje çdo veprim politik se ti i vrave në pusi. Nuk ekzekutohet tjetrit politikisht në pritë. Unë nuk kisha projekt kthimin. I kam thirrur ata në zyrë, kam biseduar me disa prej tyre. Kam kërkuar që të integrohen por i kam thënë atij mbrapa, ti me këtë akt dhe atë çështjen e marrëveshjes je lideri i thyer. A ngjitesh apo jo është një punë që duhet parë, por sot e tutje ti Lulzim Basha je një lider i thyer. Vijmë tek çështja personale. Më 19 maj u shpalla non -grata qytetarët; të marrshin të keqen. Jo nuk e themi në atë se jemi pro-amerikanë”, tha Berisha.

Ndërsa e mbylli takimin me thirrje protesta, protesta dhe vetëm protesta.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: berishaPD

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Shpërtheu në flakë pas largimit të lojtarëve anglez, zbulohet arsyeja e shkrumbimit të stadiumit

Shpërtheu në flakë pas largimit të lojtarëve anglez, zbulohet arsyeja e shkrumbimit të stadiumit

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com