GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Qokaxhiu” Veliaj braktis kombëtaren për premierën “Agjenti 007”

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qokaxhiu” Veliaj braktis kombëtaren për premierën “Agjenti 007”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, si “tifozi më i zjarrtë” kuqezi mbështeste dje kombëtaren shqiptare për sfidën në transfertë ndaj Hungarisë, duke publikuar në rrjete sociale foto dhe mesazhe në mbështetje të tyre. Madje, ai përdori sloganin “Shumë pranë ëndrrës Katar 2022”, duke publikuar një foto gjatë stërvitjes së djemve kuqezinj, vetëm pak orë para ndeshjes. Por kur kishin mbetur vetëm pak minuta për të filluar ndeshja, Veliaj nuk ishte në shtëpi, apo në ndonjë ambient për të parë ndeshjen, por ndodhej në kinema, ku kishte organizuar një mbrëmje me personalitete të ndryshme për premierën e filmit “No time to die” ose i njohur si filmi “Agjenti 007”. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kryeprokuori i SPAK, Arben Kraja, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, e ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, me bashkëshorten Delina Fico dhe kryepolicin e ri Gledis Nano, ishin disa nga figurat tona shtetërore që braktisën kombëtaren në një sfidë të rëndësishme për ëndrrën e Botërorit, duke u rreshtuar për të parë premierën e 007-s, të cilët mund ta shikonin edhe ndonjë ditë tjetër, ose të blinin një DVD.


Megjithatë, kryebashkiaku Veliaj, i njohur botërisht për “qokat” e tij pa ndjenjë, por që i kërkon detyra, këtë herë kishte vendosur që qokën e radhës ta bënte për ambasadorin britanik Alastair King-Smith, i cili u shfaq i veshur me kostumin e zi dhe syze të zeza nga automjeti i tij drejt premierës së filmit “No time to die”. Madje, në kinema Millenium ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Dikush mund të thotë “çfarë të keqe ka se ai ka zgjedhur të shikojë një film, përpara kombëtares kuqezi”. Por pikërisht këtu, Erion Veliaj nuk i lë vend imagjinatës, pasi si “qokaxhi i thekur” humb vetëdijen dhe bën veprime mekanike, me qëllim që të shtiret sikur i interesojnë të gjithë. Kështu veproi edhe mbrëmë, kur ende pa përfunduar premiera, kombëtarja shqiptare kaloi në avantazh, nëpërmjet një supergoli të talentit Broja, gol i cili i dha fitoren Shqipërisë në Hungari. Aty Veliaj u kujtua se luante kombëtarja dhe menjëherë bëri postimin e radhës në rrjetet sociale me foton e Brojës, duke dashur t’i rrëmbejë bukurinë festës së tifozëve të vërtetë, e duke dashur t’i hedhë hi syve të gjithëve. E ndoshta me të drejtë, shumë shqiptarë pyesin sot, Z. Veliaj çfarë ndoqe mbrëmë, shfaqjen propagandistike me të cilën pushtove kinemanë, apo kombëtaren, pasi të dyja luheshin në të njëjtën kohë. Apo meqë shfaqja jote nuk pati shumë ndjekës, the të hidhen njëherë nga ana tjetër. Gjithsesi, qokat shpesh herë janë ushqim për shpirtin, por populli ka një shprehje, “kur diçka bëhet bozë”, më mirë mirë mos e përdor më, e mos ua prish festën atyre që vërtetë e kanë “Ëndrrën Katar 2022”.


Gijotina.com

Lajme të lidhura

Aktualitet

“Shqipëria është zhytur në varfëri e korrupsion”, emigranti nga Anglia: Diaspora të kthehet, ta rrëzojmë Ramën!

20:48 - 09/08/26
Protesta e 71-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta e 71-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!

19:58 - 09/08/26
Zjarret që kanë “pushtuar” vendin, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja si është situata
Aktualitet

Zjarret që kanë “pushtuar” vendin, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja si është situata

17:54 - 09/08/26
Para
Ka disa arsye pse është e vështirë të humbasësh kile pas të 30-ave dhe në vazhdim

Shiste kokainë gjatë natës, arrestohet i riu shqiptar në Itali

TË FUNDIT

Aktualitet

“Shqipëria është zhytur në varfëri e korrupsion”, emigranti nga Anglia: Diaspora të kthehet, ta rrëzojmë Ramën!

20:48 - 09/08/26

Një emigrant shqiptar që jeton prej më shumë se 20 vitesh në Angli iu bashkua protestës kundër qeverisë, duke lëshuar...

Lexo më shumë
Protesta e 71-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta e 71-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!

19:58 - 09/08/26
Messi i jep lamtumirën e fundit babait të tij në një ceremoni mortore private në Rosario

Messi i jep lamtumirën e fundit babait të tij në një ceremoni mortore private në Rosario

19:47 - 09/08/26
Nëna e Ardian Çapjas ndërron jetë, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon të dalë nga qelia

Nëna e Ardian Çapjas ndërron jetë, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon të dalë nga qelia

19:26 - 09/08/26
Aksident në Sarandë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në Sarandë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

18:38 - 09/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com