GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Europiani i femrave U-19/ Shqipëria nis grumbullimin, trajneri Krepi shpall listën

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Europiani i femrave U-19/ Shqipëria nis grumbullimin, trajneri Krepi shpall listën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-19 për femra do të nisë sot grumbullimin në kuadër të kualifikueseve të vlefshme për Kampionatin Europian 2022 për femra, ku Kombëtarja jonë është shortuar në grupin B3 të Ligës B me Andorrën, Uellsin dhe Moldavinë.

Trajneri i sapoemëruar në stolin kuqezi, Kreshnik Krepi ka bërë publike edhe listën me 20 lojtaret e grumbulluara për këto ndeshje, teksa disa ditë më parë, tekniku shqiptar pati mundësinë të bënte edhe një seleksionim me vajzat e kësaj grupmoshe në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ku pa nga afër gjendjen e futbollisteve dhe vendosi mbi listën përfundimtare që do të përfaqësojë Shqipërinë në këto eliminatore.

Ekipi kombëtar i femrave do të qëndrojë 7 ditë i grumbulluar në Durrës dhe më pas do të udhëtojë drejt Andorrës, vendi organizator i këtyre ndeshjeve të rëndësishme. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Andorrës më 19 tetor, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë kundër Moldavisë. Më 25 tetor, vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Uellsit.

Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, kualifikueset e U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkuruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 25 futbollisteve të grumbulluara nga trajneri Krepi për këto ndeshje:

Etiketa: footballGIJOTINASport

Lajme të lidhura

Edon Zhegrova shënon supergol nga jashtë zone, Juventus mund 0-1 Chelsea-n
Breaking Views

Edon Zhegrova shënon supergol nga jashtë zone, Juventus mund 0-1 Chelsea-n

16:11 - 05/08/26
Alarm në FIFA? Infantino mbledh urgjent drejtuesit më të lartë në Marok
Sport

Alarm në FIFA? Infantino mbledh urgjent drejtuesit më të lartë në Marok

13:47 - 05/08/26
Salah pritet si ‘Faraon’ në Stamboll nga mijëra tifozë të Trabzonsporit
Sport

Salah pritet si ‘Faraon’ në Stamboll nga mijëra tifozë të Trabzonsporit

12:54 - 05/08/26
Para
“Nuk e vinte ujin në zjarr” nxjerr foto me armë në instagram, arrestohet “bossi” i drogës në Turqi

“Nuk e vinte ujin në zjarr” nxjerr foto me armë në instagram, arrestohet “bossi” i drogës në Turqi

TË FUNDIT

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet
Aktualitet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

22:47 - 05/08/26

Qindra qytetarë u mblodhën këtë të mërkurë në qendër të Klosit në protestën e dytë kundër projektit të reformës administrativo-territoriale,...

Lexo më shumë
Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

22:41 - 05/08/26
Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

21:27 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com