GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Auditi i KLSH për burgun e Peqinit: Ulet numri i të burgosurve, rriten shpenzimet e institucionit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Auditi i KLSH për burgun e Peqinit: Ulet numri i të burgosurve, rriten shpenzimet e institucionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2016, numri i personave të dënuar, ose në paraburgim në burgun e Peqinit në vitin 2019 u përgjysmua në krahasim me numrin e tyre, megjithatë buxheti i këtij institucioni u rrit me thuajse 22 për qind, duke u bërë rast “studimor” në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas raportit të KLSH-së, vërehet se nga të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në 2016 në burgun e Peqinit kishte 667 persona të dënuar dhe 38 të paraburgosur, pra në total 705 persona. Buxheti për administratën e burgut ishte 315 milionë lek. Kapaciteti total i këtij institucioni ishte 558 persona.

Ndërsa në vitin 2019, numri i të dënuarve ra në 305 dhe të paraburgosur ishin 142 persona, ku në total shkonin në 447 persona. Por, pavarësisht uljes me 258 të numrit të personave që ka trajtuar në 2019 në krahasim me 2016-n, buxheti i shpenzuar nga burgu i Peqinit u rrit nga 315 milionë lek në 385 milionë lekë. Vetë KLSH është shprehur se do ta hetojë këtë “anomali” me buxhetet.

“Identifikohet qartësisht se buxheti në dispozicion të këtij burgu për të realizuar detyrat funksionale të tij ndjek një trend rritës përgjatë periudhës së auditimit, nga 315 milion lek në 2016 në 383.5 milion lek në 2019, që do të thotë se rritja është rreth 21.7 për qind. Me këto të dhëna peshën kryesore të buxhetit e zë buxheti i financuar nga shteti. Pra, pritet që burgu i Peqinit të ketë ofruar efektivitet në rritje të përmbushjes së objektivave institucional si dhe efektivitete ndaj kategorisë shoqërore të cilës i ofron shërbimin penitenciar” – thuhet në raport.

Në auditin e KLSH, në këtë periudhë kohore janë edhe burgjet e Rrogozhinës, Korçës dhe Vlorës. Në raport thuhet se numri i të burgosurve përtej kapaciteteve të tyre mbetet një problematikë.

Etiketa: AuditiburgosuritinstitucionetKLSHshpenzimet

Lajme të lidhura

Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!
Breaking Views

Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

20:09 - 31/07/26
“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë
Breaking Views

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

17:37 - 31/07/26
Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…
Breaking Views

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

17:25 - 31/07/26
Para
Raporti i APP: Bashkia Tiranë dhe Lezhë japin tendera pa garë, 22 mln lekë për 2 kompani mike

Raporti i APP: Bashkia Tiranë dhe Lezhë japin tendera pa garë, 22 mln lekë për 2 kompani mike

TË FUNDIT

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja
Breaking Views

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

20:18 - 31/07/26

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur përfaqësuesit e partive politike në takim para seancës konstituive të Kuvendit...

Lexo më shumë
Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

20:09 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com