GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Xhaçka pret ministrin e britanike për Evropën: Fazë e re në marrëdhëniet dypalëshe

16:57 - 11/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhaçka pret ministrin e britanike për Evropën: Fazë e re në marrëdhëniet dypalëshe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka  ka mirëpritur ditën e sotme ministren britanike për Evropën Wendy Morton. Ajo është shprehur se ky është një moment shumë simbolik, pasi këtë vit Shqipëria shënon njëqind vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë  e Bashkuar.

Xhaçka gjithashtu shprehet se është duke punuar ngushtë për t’i dhënë kësaj marrëdhënie një dimension të ri, shumë më ambicioz, qoftë në shkëmbimet ekonomike, politike, kulturore por edhe në bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare.

“Ishte një kënaqësi që mirëprita sot ministren britanike për Evropën Wendy Morton. Besoj kjo vizitë shënon hapjen e siparit të një faze të re në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Është një moment shumë simbolik, pasi këtë vit ne shënojmë njëqind vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike për herë të parë, në vitin e largët 1921, dhe pikërisht në këtë përvjetor jemi duke punuar ngushtë për t’i dhënë kësaj marrëdhënie një dimension të ri, shumë më ambicioz, qoftë në shkëmbimet ekonomike, politike, kulturore por edhe në bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare”.

Më tej ajo thotë se agjenda dhe përfshirja shumë aktive e ministres Morton në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri është treguesi më i qartë se këtu bëhet fjalë për një vullnet reciprok. Sipas saj kemi tani edhe një mundësi unike për të konsoliduar marrëdhëniet në Këshillin e Sigurimit, ku na bashkojnë një sërë prioritetesh.

“Agjenda dhe përfshirja shumë aktive e ministres Morton në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri është treguesi më i qartë se këtu bëhet fjalë për një vullnet reciprok, çka më bën optimiste që do të dimë të hedhim hapa konkrete për ta shfrytëzuar siç duhet potencialin e madh për shkëmbime që ekziston mes vendeve tona.

Ne kemi tashmë një Marrëveshje të Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit mes vendeve tona, vitin që vjen do të ngrihet Këshilli i Partneritetit dhe Bashkëpunimit Tregtar, që do të jetë forumi përmes të cilit do të kalojë ky ridimensionim i marrëdhënieve tona. Por për më tepër, kemi tani edhe një mundësi unike për të konsoliduar marrëdhëniet duke punuar sëbashku në Këshillin e Sigurimit, ku na bashkojnë një sërë prioritetesh duke filluar që nga agjenda e Grave, Paqes e Sigurisë, apo çështjet klimatike, por edhe qasje të ngjashme ndaj dosjeve në Këshillin e Sigurimit që kanë të bëjnë me tematika apo shtete të veçanta.

Unë mezi pres që të vazhdojmë punën me një kalendar konkret hapash e masash, duke filluar ndoshta që nga konsultimet diplomatike lidhur me Këshillin e Sigurimit e duke vazhduar me projekte konkrete bashkëpunimi në të gjithë fushat me interes të përbashkët” – shkruan Xhaçka.

Etiketa: ministrja britanikeOlta XhackaTakim

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
E rëndë/ Benjamin Mendy akuzohet për përdhunim, Manchester City e pezullon, lojtari momentalisht në burg

Akuzohet për përdhunime/ Mendy lihet në paraburgim deri vitin e ardhshëm

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com