GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria nuk arrin as Kosovën dhe Malin e Zi, paga mesatare më e ulëta në rajon

17:00 - 12/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria nuk arrin as Kosovën dhe Malin e Zi, paga mesatare më e ulëta në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një hulumtim të Open Data Albania mbi pagën mesatare në vend, është analizuar ecuria e pagës mujore mesatare që prej vitit 2001 e deri në tremujorin e parë të vitit 2021. Hulumtimi zbardh edhe të dhëna dhe renditje, sipas pagës mesatare për vende të Rajonit dhe Europës.

Në vitin 2001 paga mesatare bruto për një punonjës ishte rreth 17 218 Lekë. Deri në vitin 2009 vërejmë rritje me bazë vjetore dyshifrore. Pas vitit 2009 vijon trendi rritës po në nivele një shifrore. Në vitin 2015 shënohet rënia e pagës mesatare me minus 11.7% krahasuar me 2014. Konkretisht paga mesatare në vitin 2020 është vetëm një përqindje më e lartë se paga mesatare e vitit 2014. Vitit 2021 kemi rritje të detyrueshme të kufirit minimal të pagës nga 26 mijë Lekë në 30 mijë.

Sektori shtetëror ka pagë mesatare 33% më të lartë se sektori privat. Një nga faktorët që shpjegon trendin rritës të pagës mesatare është edhe rritja e pagës minimale që përcaktohet me ligj, konkretisht nga 24 mijë Lekë në vitin 2018 në 30 mijë Lekë për vitin 2021. Kjo rritje e pagës minimale me 15% krahasuar me vitin paraardhës, është rritja më e madhe pas vitit 2006.

Veç Aktivitetit apo Sektorit Ekonomik një diferencim negativ është niveli i pagës mesatare sipas gjinive. Për fat të keq të gjithë sektorët kanë diferencim të thellë në pagë mesatare për Gratë dhe Burrat ku këta të fundit për çdo rast paguhen më shumë. Shqipëria ka pagën mesatare më të ulët ndërmjet vendeve të Ballkanit, ndërsa pagën mesatare më të lartë në Ballkanin Perëndimor e ka Mali i Zi rreth 787 Euro, ndërkohë që paga mesatare për Ballkanin Perëndimor, llogaritet rreth 655 Euro.

Shqipëria shfaqet në vendet e rajonit  me pagën minimale më të ulët rreth 244 euro (300 mijë lekë), pas Kosovës. Ndërsa Serbia aktualisht ka nivelin më të lartë të pagës minimale rreth 366 Euro në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por nëse shikojmë dhe fqinjët e tjerë në Ballkan, pagën minimale më të lartë e ka Sllovenia mbi 1000 euro, ndërsa në rang kontinenti, vendet me pagë minimale më të lartë janë: Luksemburg, Irlanda dhe Gjermania. 

Paga mesatare në rajon, me Fqinjët është rreth 1070 Euro, ku vlerën më të ulët e ka Shqipëria rreth 436 euro, ndërsa pagën mesatare mujore më të lartë, mbi 2400 Euro e ka Italia. Gjithashtu, Sllovenia, Greqia, Kroacia dhe Rumania janë vendet që e kalojnë pagën mesatare të rajonit.

Më të gjerë në të gjithë vendet e Evropës, Shqipëria pozicionohet në vendet më pagën mesatare më të ulët. Konkretisht jemi vendi i gjashtë me pagën më të ulët, duke tejkaluar shtete si Gjeorgji, Azerbajxhan, Armenia, Bjellorusi dhe Moldavi, ku paga mesatare luhatet 330-420 euro.

Zvicra, Danimarka dhe Luksemburgu janë në vendet e para, sa i takon pagës mesatare sipas vlerës. Në Zvicër paga mesatare është 6000 Euro.

Gijotina.com

Etiketa: KosovaMali Zipaga mesatareShqiperia

Lajme të lidhura

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera
Breaking Views

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Para
Vonesa në çështje gjyqësore, Shqipëria gjobitet nga Strasburg-u, Shella: Financat e shtetit në rrezik

Vonesa në çështje gjyqësore, Shqipëria gjobitet nga Strasburg-u, Shella: Financat e shtetit në rrezik

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com