GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lidhjet e familjes Broja me futbollin, flasin bashkëfshatarët e babait të futbollistit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lidhjet e familjes Broja me futbollin, flasin bashkëfshatarët e babait të futbollistit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armando Broja është shndërruar në njeriun e momentit tek ekipi kombëtar. Sulmuesi i talentuar ka shënuar gola në ndeshjet më të rëndësishme dhe i ka dhuruar Shqipërisë 6 pikë në dy ndeshjet ndaj Hungarisë. Hapat e para si futbollit Broja i hodhi në Malësinë  e Madhe. Idriz Kurtulaj është një bashkëfshatar i familjes Broja dhe tregon lidhjet që kjo familje ka me futbollin.

“Familjen Broja e njoh sepse jemi rritur bashkë, jemi komshinj, miq. Një familje shumë e mirë në të gjitha drejtimet e jetës, e sidomos nga ana sportive, një familje që luajnë futboll të gjithë. Brojajt janë të gjithë dhe jo vetëm Armando që sot u bë një ndër më të mirët e Shqipërisë. Është i vetmi futbollist shqiptar që i ka dhënë Kombëtares 6 pikë në dy ndeshje radhazi. Ai nuk e harron vendlindjen dhe ka krenari që është malësor dhe e ka thënë vetë jam nga Kopliku dhe unë po shtoj se fshati i tij është Kamica. Është ky fshat që dikur ish-kryetari i kooperativës i ka gjetur fshatarët këtu duke luajtur futboll në mes të borës natën për hënë, se ditën duhej të punonin për të bërë normën. Pra, kanë luajtur futboll në borë derisa sistemi i atëhershëm bëri fushën e futbollit.

Do e mbështesim gjithmonë kudo që të jetë. I gjithë fshati Kamicë, por edhe Malësia e Madhe do të jenë tifozë të përjetshëm të Armando Brojës kudo që të jetë. Për malësorët, Broja do të jetë gjithmonë një hero!”, thekson Idrizi.

Një tjetër bashkëfshatar i familjes Broja, Ahmet Musiqaj tregon:

“Ai rrjedh nga një familje me taban e traditë dhe nga një babë që është jo thjesht për vete, por edhe për shoqërinë. Babai i Armandos ka investuar për varrezat e katundit këtu, sepse kanë qenë shumë keq dhe ka blerë rrjetë, i ka rrethuar dhe i ka bërë model. As i biri nuk ka ku shkon, vetëm merr edukatën e babait dhe na nderon atje, por edhe ne këtu. Unë e njoh edhe Armandon, sepse ka ardhur dhe kemi biseduar shpesh me të. Armando është djalë i shkathtë dhe besoj është në zanatin e vet. Nuk ka nevojë për ftesë as për lutje, këtu është vendi i tij dhe ai këtë e di vetë, sepse ka ardhur shpesh dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe tani. Ai kurrë nuk ikën pa u përshëndetur me të gjithë në fshat”, thekson bashkëfshatari i familjes Broja.

Etiketa: brojaGIJOTINAkombetarja

Lajme të lidhura

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi
Sport

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26
Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së
Sport

Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së

16:27 - 12/09/26
‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit
Sport

‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit

13:39 - 12/09/26
Para
U rrah për vdekje se vrau grekun, Gjykata rihap çështjen e shqiptarit Ilia Kareli

U rrah për vdekje se vrau grekun, Gjykata rihap çështjen e shqiptarit Ilia Kareli

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com