Përfaqësuesja e Kosovës po luan në këto momente ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Ishin fillimisht miqtë që kaluan në avantazh për shkak të gabimit të portierit Muriç. Një gafë e pafalshme që ndikoi shumë të ecurinë e lojës.
Megjithatë në fundin e pjesës së parë Vedat Muriqi ktheu në gol një penallti duke rikthyer baraspeshën. Kosova kërkon fitoren e cila mungon prej disa ndeshjesh në këto kualifikuese të kampionatit botëror.