Kërcet arma tek ish- Parku i Autobusëve, 2 të plagosur, zbulohet shkaku i ngjarjes
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar edhe pasditen e kësaj të mërkure tek ish-parku i autobusëve në Tiranë. Policia njofton se të plagosur kanë mbetur dy persona. Bëhet fjalë për Aleksandër Nikolli rreth 27 vjeç dhe Xhuljo Vela rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Por burime për gijotina.com bëjnë me dije se ka qenë një konflikt banal në ambientet e një lokali në këtë zonë ku dy të plagosurit dhe autorët më pas kanë dalë jashtë dhe kanë agravurar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Me marijuanë në tavolinë gati për pazar, i plagosuri ishte i arrestuar më parë në Itali
Zanafilla e konfliktit të armatosur te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë kanë qenë pazaret e drogës.
Kjo për arsye se Xhulio Vela, 25-vjeçari që u plagos me armë zjarri rezulton të jetë me precedent penalë. Vela është arrestuar në vitin 2020, më datë 25 janar së bashku me disa shqiptarë të tjerë e italianë. Mes tyre janë identifikuar: Roland Dibra, 22 vjeç nga Pomarolo, Emanuele Irollo, 27 vjeç nga Pomarolo, Renaldo Llupi, 24 vjeç nga Rovereto, Andrea Manfrini, 24 vjeç nga Rovereto, Atjon Lopci , 24 vjeç nga Rovereto, Jamal El Koh, 35 vjeç nga Rovereto.
Të gjithë akuzoheshin për trafik të lëndëve narkotike. Ata u kapën teksa bënin pazaret me disa klientë dhe me vete kishin dy kilogramë marijuanë. Nga kontrollet në shtëpitë e tyre u gjetën dhe sekuestruan në total 6 kilogram marijuanë, 300 gramë kokainë dhe 20 mijë euro. Një vit më vonë, Vela pa problemeve ,e drejtësinë në Itali ëshyë kthyer në vendlindje, por siç duket nuk i ka harruar ‘telashet’.
Ai ndodhej në një bar-kafe në Tiranë në momentin që u përlesh bashkë me Aleksandër Nikollin dhe një grup të rinjsh që ende nuk janë identifikuar. Vel u plagos bashkë me Nikollin dhe aktualisht ndodhen në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka asnjë të arrestuar zyrtarisht për ngjarjen.