GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OBSH: Grupi i ri, mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19

në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se puna e një grupi të ri hulumtues mund të jetë mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19.

OBSH-ja ka emëruar 26 ekspertë që do t’i bashkohen Grupit Këshillimor Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të Ri (Sago).

Pyetja se si u shfaq koronavirusi i ri ende mbetet pa përgjigje edhe më shumë se një vit e gjysmë që kur rastet e para u paraqitën në qytetin kinez të Vuhanit.

Ekipi do të hulumtojë nëse virusi u bartë nga kafshët te njerëzit në tregjet Vuhanit apo nëse ai u përhap nga një aksident laboratorik.

Kina e ka hedhur poshtë fuqishëm teorinë e dytë.

Në shkurt, një ekip i OBSH -së i ngarkuar me hetimin e origjinës së COVID-19 shkoi në Kinë dhe arriti në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por se duhej më shumë hulumtime për ta vërtetuar këtë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH -së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, më vonë tha se mungesa e të dhënave dhe transparenca nga Kina kishte penguar hetimin.

Pjesë e grupit të ri hulumtues janë edhe gjashtë ekspertët që vizituan Kinën si pjesë e ekipit të mëparshëm.

Përveç koronavirusit, grupi Sago gjithashtu do të hulumtojë origjinën e patogjenëve të tjerë me rrezik të lartë.

“Njohuritë për origjinën e patogjenëve të rinj janë thelbësore për parandalimin e shpërthimeve të së ardhmes”, tha Ghebreyesus.

Në një editorial të përbashkët në revistën Science, shefi i OBSH-së dhe zyrtarë të tjerë thanë “aksidenti laboratorik nuk mund të përjashtohet”.

Michael Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH -së, tha se puna e Sago-s mund të jetë “mundësia e fundit për të kuptuar origjinën e COVID-19”. / REL

Etiketa: COVIDOBSH

Lajme të lidhura

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane
Aktualitet

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane

13:23 - 25/05/26
Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara
Botë

Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara

12:51 - 25/05/26
Irani paralajmëron SHBA: Çdo veprim ushtarak do të thotë luftë
Botë

Irani shuan shpresat: Nuk ka afat për marrëveshjen me SHBA, negociatat ende larg finalizimit

11:19 - 25/05/26
Para
Ndryshon Ligue 1, ja si do jetë formati i ri i kampionatit francez

Ndryshon Ligue 1, ja si do jetë formati i ri i kampionatit francez

TË FUNDIT

A do kandidosh për kryeministër në 2029? Berisha: Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë
Aktualitet

A do kandidosh për kryeministër në 2029? Berisha: Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë

13:37 - 25/05/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjes nëse do të jetë kandidat për kryeministër në 2029 dhe la...

Lexo më shumë
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

Ngjarje tragjike në Durrës, dy persona i kanë dhënë fund jetës brenda pak orëve

13:32 - 25/05/26
Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane

13:23 - 25/05/26
Berisha: Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës

Berisha: Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës

13:02 - 25/05/26
Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara

Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara

12:51 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com