GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasja në veri të Kosovës, Policia: Janë dëmtuar katër automjete

11:25 - 14/10/21
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja në veri të Kosovës, Policia: Janë dëmtuar katër automjete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në veri janë dëmtuar katër automjete. Një rast që është raportuar në Polici është edhe nga dy shtetas së huaj, të cilët gjersa ishin duke lëvizur në rrugën “Karl Petri” në Zveçan, u sulmuan nga një grup i qytetarëve. Si pasojë e këtij sulmi, shtetasve të huaj u është dëmtuar xhami i pasmë i automjetit.

“Rr. Kral Petri, Zveçan, 13.10.2021 – 11:10. Është raportuar se nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në afërsi të urës së hekurit,  është  goditur dhe dëmtuar xhami i pasëm i një automjeti. Automjeti kishte  qenë në lëvizje dhe në të kishin qenë dy meshkuj shtetas të huaj. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Po në Zveçan u dëmtua edhe një veturë. Viktima mashkull kosovar e njoftoi Policinë se vetura e tij ishte dëmtuar nga një grup i qytetarëve që ishin tubuar për të kundërshtuar aksionin e djeshëm të Policisë kundër kontrabandës.

“Zveçan, 13.10.2021 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në shenjë pakënaqësie lidhur me aktivitetet policore iu kishte dëmtuar vetura e tij e cila kishte qenë e parkuar para një lokali. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, dy vetura u dëmtuan edhe në rrugën “Lole Ribar”, në Mitrovicën e Veriut. Policia njoftoi se për rastin ka lajmëruar një kosovar.

“Rr Lole Ribar , Mitrovicë Veri, 13.10.2021-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, nga person-a të panjohur i janë dëmtuar dy veturat e tij, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Në raportin 24-orësh Policia e Kosovës ka dhënë detaje edhe për aksionin që ndërmori dje në katër rajone të Kosovës.

Sipas njoftimit, aksioni u zhvillua në Prishtinë, Pejë, në jug të Mitrovicës dhe në veri të Mitrovicës.

Gjatë operacionit në disa lokacione të ndryshme , shtëpi banimi dhe lokale të ndryshme janë gjetur  dhe sekuestruar: mallra të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale në vlerë prej qindra- mijëra €.

Etiketa: KosovePolicia e kosoves

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Bie dëbora e parë edhe në Librazhd, ulen ndjeshëm temperaturat

Bie dëbora e parë edhe në Librazhd, ulen ndjeshëm temperaturat

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com