GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Aksioni kundër kontrabandës së mallrave, Kurti: Do të luftojmë ndaj saj me çdo çmim

12:38 - 14/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Albin Kurti në ceremoninë e varrimit të 18-vjeçares: Duhet gjykim i drejtë dhe dënim i merituar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për aksionin e 13 tetorit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, duke thënë se për stabilitetin e institucioneve dhe sundimit të ligjit “nuk mund të ketë stabilitet të krimit”.

“Ne luftojmë me grupet kriminale që janë multietnike, siç janë edhe shqiptarët, boshnjakët dhe serbët. Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim. Për shembull, dje në mëngjes kishte një aksion në katër komuna të ndryshme në Kosovë: Pejë, Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut ku kriminelë të ndryshëm shqiptarë dhe serbë kanë bashkëpunuar”, tha Kurti në Shkup, ku po merr pjesë në samitin e organizuar nga The Economist.

Më 13 tetor, autoritetet kryen një operacion kundër kontrabandës së mallrave. Ky operacion u prit me protesta dhe bllokada në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, me ç’rast u lënduan dhjetë policë si dhe dhjetë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Autoritetet e rendit po ashtu njoftuan se kanë arrestuar tetë persona të dyshuar se janë të përfshirë në kontrabandë, ndërkaq kanë shpallur në kërkim edhe dhjetë persona të tjerë. Si në mesin e të arrestuarve, ashtu edhe të atyre që po kërkohen, shumica janë shqiptarë të Kosovës.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se ky aksion nuk duhet të politizohet, pasi sipas tij, edhe për zbatimin e të njëjtit ishin të përfshirë prokurorë serbë, por edhe policë të përkatësisë serbe.

“Mendoj se është shumë keq të politizohet lufta jonë kundër krimit. Duhet të bashkëpunojmë me të gjithë në Ballkanin Perëndimor kundër krimit të organizuar, i cili është shumë më i integruar sesa që jemi ne”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se për vendet e Ballkanit Perëndimor, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë problem kryesor.

“Dua të ndërlidhem me kryeministrin Kurti. Mendoj se korrupsioni dhe krimi i organizuar është gjeneratori i shumë gjërave negative në rajon. Duhet të kuptojmë se pa luftë kundër këtyre faktorëve në rajon, brenda shteteve tona, ne nuk mund të kemi institucione që janë profesionale, të pavarura, dhe që do të japin kushte më të mira për njerëzit”, tha Abazoviç.

Policia e Kosovë tha se gjatë aksionit të 13 shtatorit ka sekuestruar mallra dhe dëshmi në vlerë prej qindra mijëra eurosh.

Etiketa: Albin KurtiKosovePolicia e Doganes se Kosoves

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para

Kuzhinieri shqiptar fiton konkursin televiziv në Itali

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...

Lexo më shumë
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com