GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet në Mitrovicë, Rusia mbron serbët: Paralajmërojmë Kosovën se…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në Mitrovicë, Rusia mbron serbët: Paralajmërojmë Kosovën se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar lidhur me tensionet e ndodhura ditën e djeshme në Mitrovicë.

Edhe pse qytetarët serbë sulmuan me grushte efektivët e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pas aksionit kundër kontrabandës, ministria ruse mbrojti hapur qytetarët serbë.

Pas ndërmarrjes së aksionit qindra serbë janë mbledhur në pjesën veriore të Mitrovicës të cilët edhe kanë sulmuar policinë e Kosovës me grushte duke kundërshtuar aksionin.

“Forcat speciale të Kosovës, të armatosura me armë të rënda dhe automjete të blinduara, pushtuan përsëri zonat e populluara nga serbët në veri të Kosovës. Marrëveshjet e regjistruara vetëm disa javë më parë me pjesëmarrjen e BE-së, kur mezi ishte e mundur të parandalohej një konflikt në shkallë të gjerë, i provokuar fillimisht nga Prishtina, u shkelën. Këtë herë, dhjetëra njerëz u plagosën, një serb u shtrua në spital me një plagë me armë zjarri.

Kështu, kemi të bëjmë me një mosgatishmëri demonstrative të kosovarëve për të braktisur planet e tyre agresive që synojnë pastrimin e rajonit nga banorët joshqiptarë duke krijuar kushte të padurueshme jetese për ta.

Është e qartë se ‘qeveria’ radikale e Albin Kurtit nuk ndihet e detyruar nga asnjë detyrim, duke injoruar hapur edhe ata në Perëndim që vazhdojnë të lobojnë për legalizimin ndërkombëtar të pavarësisë ilegale të shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës.

Ne dënojmë fuqishëm shpifjet e udhëheqësve shqiptarë të Kosovës, të cilët ndiejnë pandëshkueshmëri dhe përdorin çdo justifikim për të sjellë një rritje të serbofobisë në shoqërinë lokale në prag të zgjedhjeve komunale të 17 tetorit

Ne ju paralajmërojmë: kjo linjë e Prishtinës dhe reagimi i paqartë i “kuratorëve” të saj të jashtëm në mënyrë të pashmangshme provokojnë një rrëshqitje në konfrontim të hapur, shkatërrojnë parakushtet për vazhdimin e dialogut tashmë të ngecur të palëve,” shkruhet në reagimin e ministrisë ruse.

Ky aksion, që ende po vazhdon është shtrirë në disa vende në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Etiketa: KosovaRusiaSerbia

Lajme të lidhura

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Para
“Nuk jemi mirë”, refugjatët afganë torturohen në Turqi

“Nuk jemi mirë”, refugjatët afganë torturohen në Turqi

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com