Ndeshja e të mërkurës në mbrëmje mes legjendave të Marseille, ku bën pjesë edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe ekipit të UNICEF, e zhvilluar për bamirësi i ka habitur të gjithë.
Personazhi që tërhoqi më shumë vëmendje nga kjo sfidë ishte Samir Nasri, i cili doli në pension nga futbolli aktiv pak muaj më parë.
Ish-lojtari francez u duk se kishte marrë shumë kilogram dhe tifozët u shqetësuan se ai ka kaluar në mbipeshë.
Duke folur për gjendjen të Nasrit, Cana ka bërë shaka duke thënë se në trupin e francezit janë dy persona.
“A nuk e keni parë që ata janë bashkë në një, Samir dhe Nasri”,- tha gjakovari pas ndeshjes. Deklaratë e cila është bërë shumë virale dhe i ka bërë fansat të qeshin./K.T/Gijotina.com