GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimi i grurit të zhdoganuar rritet edhe 6%, si do të reflektohet në tregun vendas

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Si prodhuesit e miellit i shpëtuan gjobave totale për më shumë se 500 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shkak të rritjes së kërkesës dhe rënies të ofertës nga kriza e Covid-19 vjet në tregjet e huaja çmimi i shitjes së grurit nuk po ndal rritjen.

Në muajin tetor 2020, çmimi i grurit të zhdoganuar, sipas kompanive kryesore të blojës, arriti 220 dollarë/ton dhe çmimi i miellit ishte 48 lekë /kg. Një vit më pas, nga fundi i shtatorit – fillimi i tetorit, çmimi i grurit të zhdoganuar arriti 340 dollarë/ton dhe çmimi i miellit në treg 55 deri 58 lekë/kg. Çmimi i grurit të zhdoganuar në harkun e një viti është shtrenjtuar 63%.

Kompanitë e blojës në vend pohojnë se çmimi i grurit para 3 ditësh shënoi rritje prej 20 dollarë/ton, apo rreth 6%. Aktualisht çmimi i miellit ka mbetur i pandryshuar, vazhdon të shitet me 58 lekë/kg.

Administratori i kompanisë “Bloja”, z. Adi Haxhiymeri, tha për “Monitor” se prej tre ditësh, 1 ton grurë po zhdoganohet me çmimin e 360 dollarëve. Sipas tij, pritet që çmimi të rritet edhe më shumë. “Rritja është e pashmangshme, pasi edhe sikur në tregjet e huaja të mos ketë rritje të çmimit të grurit (rritja e grurit aktualisht në tregjet e huaja është e shpeshtë) rritja e çmimit të naftës dhe energjisë do të japin efektet e tyre.

Rusia vazhdon të rrisë çdo muaj taksën e eksportit në 10 deri 12 dollarë, edhe nëse çmimi nuk ndryshon, pasi shteti është i detyruar të ruajë tregun e brendshëm. Për shkak të këtyre faktorëve, rritja e çmimit të grurit do të jetë e pandalshme”.

Si do të reflektojë në tregun vendas

Shtrenjtimi i çmimit të miellit me gati 10 lekë/kg, rritje me 21% në harkon kohor të një viti (në tetor të 2020 çmimi i miellit u shit 48 lekë/kg dhe shtator-tetor 2021 u shit 55-58 lekë/kg) u reflektua me rritje të çmimit të bukës në treg. Në fillim të muajit shtator, për shkak të rritjes së çmimit të miellit, por edhe produkteve të tjera të përgatitjes të bukës si: vaji, margarina, gjalpi etj., nga furrat e bukës çmimi u rrit nga 70  në 80 lekë, shtrenjtim prej 14%.

Administratori i kompanisë “Bloja”, Adi Haxhiymeri, nuk parashikon konkretisht se sa do të jetë rritja e çmimit të miellit, por sipas tij çmimet janë duke u rritur kudo, si ai i grurit, transportit, naftës dhe energjisë. “Sot çmimi i miellit po shitet me grurin e furnizuar në fillim të muajit gusht-shtator. Ngarkesat e kryera me çmimet e reja shiten në treg në periudhën fundi i muajit tetor-fillimi i nëntorit. Gjendja rezervë e miellit në treg nuk është asnjëherë më shumë se një muaj e gjysmë. Jemi në një situatë ku ka rritje të gjitha çmimeve, veçanërisht të transportit”.

Më herët, edhe operatorë të tjerë të tregut vlerësuan se në rritjen e çmimit të bukës, nuk ndikoi vetëm ndryshimi i çmimit të miellit, por edhe i produkteve të tjera të bukës. “Mendojmë se nuk është mielli faktori i vetëm për rritjen e çmimeve të bukës dhe produkteve të tjera të brumit. Aty ka ndikuar edhe rritja e çmimeve të produkteve të tjera, si vaji, margarina, gjalpi, sheqer dhe paketimi.

Por, faktori kryesor i rritjes së çmimit të bukës mendojmë se është kosto e rritur e fuqisë punëtore dhe procesi i fiskalizimit. Sot një furrxhi dhe një pastiçier nuk punojnë me pagat e para dy viteve, por kërkojnë dyfishin e pagës, pasi nuk ka fuqi punëtore të kualifikuar”, pohoi më herët për “Monitor”, administratori i kompanisë “Miell Tirana”, Roland Hysa. /monitor

Etiketa: cmimigruri

Lajme të lidhura

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Para
Situata me zjarret në vend/ KLSH zbret në terren, nis kontrollin ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e flakëve

Qeveria dështon me menaxhimin e mbetjeve, KLSH: S’ka të dhëna, ndarja në burim inekzistente

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com