GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dyshohet se është pjesë e klanit kriminal në Serbi, arrestohet ish-zyrtarja e lartë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyshohet se është pjesë e klanit kriminal në Serbi, arrestohet ish-zyrtarja e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviç, është ndaluar të premten (15 tetor), njoftoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është duke u bastisur dhe ajo po merret në pyetje, raporton RTS. Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.

Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017. Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkalovicq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se Hërkaloviç ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hërkaloviç nuk ka folur asnjëherë për këtë.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hërkaloviç me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuroria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.

Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual. Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.

Diana Hërkaloviç u mor në pyetje për këtë rast dhe mediat raportuan se ajo u pyet për lidhjet e saj me Bellivukun.

Sidoqoftë, avokati i saj Nenad Tasiq i tha portalit Insider se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së presidentit, Aleksandar Vuçiç dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Hërkaloviç u pyet për njohjen e saj me Slavisha Kokez, ish -presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë. Kokeza u mor në pyetje nga policia për lidhjen e supozuar me grupin e Bellivukut, të cilën ai e mohoi.

Pas arrestimit të Bellivukut, presidenti i Serbisë e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale.

Gazetarë hulumtuesë në Serbi kanë raportuar se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare. Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime. Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë. /REL/

Etiketa: Diana HërkaloviçREL

Lajme të lidhura

“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në
Botë

Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

15:30 - 23/06/26
Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava
Botë

Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

15:08 - 23/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh
Botë

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26
Para
Restoranti i “bossave”, fatura e pabesueshme e klientit tek “Nusret-i”: Vetëm verërat kushtojnë…

Restoranti i “bossave”, fatura e pabesueshme e klientit tek “Nusret-i”: Vetëm verërat kushtojnë...

TË FUNDIT

‘Prej jush po bie protesta! Kush je ti që na drejton?’ Qytetarja i kërkon llogari Arben Kolës
Breaking Views

‘Prej jush po bie protesta! Kush je ti që na drejton?’ Qytetarja i kërkon llogari Arben Kolës

20:10 - 23/06/26

Një zë ndryshe mes protestuesve të grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej.’ Ndërsa pritej të niste marshimi drejt kryeministrisë dhe aktivisti Arben...

Lexo më shumë
I kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Dubai Jetmir Pepa

I kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Dubai Jetmir Pepa

17:53 - 23/06/26
Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…

Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…

17:34 - 23/06/26
Protesta e “flamingove”/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike

Protesta e “flamingove”/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike

17:19 - 23/06/26
Kërkohej për atentatin ndaj Gilmando Danit, Ylli Zalla u shpëton forcave RENEA, arrestohet një tjetër person

Kërkohej për atentatin ndaj Gilmando Danit, Ylli Zalla u shpëton forcave RENEA, arrestohet një tjetër person

16:58 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommarsbahis girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet