GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vjosa Osmani përplaset ashpër me ministrin serb në OKB: Vuçiç si Millosheviç

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjosa Osmani përplaset ashpër me ministrin serb në OKB: Vuçiç si Millosheviç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u raportua për Kosovën, nuk munguan as përplasjes mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviç.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duke përmendur krimet e Serbisë në Kosovë, gjatë fjalës së saj e ka krahasuar homologun serb Aleksandar Vuciç me Milloshevicin dhe i ka kërkuar që ta pranojë njëherë e mirë pavarësinë e Kosovës.

“Vuçiçi flet me një gjuhë të qartë kur nuk ka ndonjë tentim që të ketë admirim për Sllobodan Millosheviqin. 140 mijë persona kanë humbur jetën gjatë gjenocidit të Millosheviqit në ish-Jugosllavi; në Kosovë, më shumë se 30 mijë persona janë vrarë; 20 mijë gra janë dhunuar; 160 mijë persona janë zhdukur dhe akoma ka varre masive; më shumë se 1 milionë qytetarë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Kosovë”, tha presidentja e Kosovës.

Por ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, në fjalën e tij i është drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se kur ta përmendë emrin e Vuçiç, duhet të ngrihet në këmbë, pasi Vuçiç është edhe president i saj. Ndërsa ish-presindetin Hashim Thaçi, e ka quajtur Kasap të Ballkanit

“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiç sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt. Ndërsa sa i përket kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të cilët kanë rrëmbyer qytetarë të pafajshëm dhe kanë tregtuar organe njerëzore janë në burg dhe po përballen me gjyqin”, u shpreh ministri.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se UNMIK-u duhet të përfundojë misionin e vet në Kosovë dhe se dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke.

Edhe përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara në emër të presidentit Emanuel Makron ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të vazhdojnë dialogun si të vetmen alternativë për zgjidhjen e kontesteve mes tyre.

Etiketa: MilloshevicokbVjosa OsmaniVucic

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
“Big Brother VIP”, largohet banori i parë

“Big Brother VIP”, largohet banori i parë

TË FUNDIT

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!
Breaking Views

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

19:22 - 02/08/26

Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka publikuar një letër të hapur drejtuar anëtarëve të ardhshëm të grupit negociator për...

Lexo më shumë
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26
Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

18:37 - 02/08/26
Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!

18:04 - 02/08/26
FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

17:58 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com