GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Koalicioni për Gratë në Gazetari: Dhuna vijon të mbetet problem

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Koalicioni për Gratë në Gazetari: Dhuna vijon të mbetet problem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përvjetorin e vrasjes së gazetares malteze Daphne Galizia, organizata “Koalicioni për Gratë në Gazetari” thotë se dhuna ndaj gazetareve gra vijon të mbetet problem. Organizata ka dokumentuar rastet e dhunimit ndaj gazetareve duke ngritur shqetësimin mbi sigurinë e tyre në Europë, sidomos në pjesën lindore të kontinentit ku të dhënat tregojnë se gratë janë më të rrezikuara.

Koalicioni për Gratë në Gazetari dokumentoi 149 raste të dhunës ndaj gazetareve në Europë në periudhën nga 1 janari deri më 1 tetor të vitit 2021. Në rastet e raportuara përfshihen ndalime të jashtëligjshme, sulme fizike, përndjekje ligjore, kërcënime, ngacmime verbale, sulme në terren, ngacmime seksuale, sulme raciste, përjashtime dhe ngacmime në vendin e punës.

Nga 1 janari deri më 1 tetor, Bjellorusia është vendi ku janë regjistruar numri më i shkeljeve ndaj gazetareve ne Europë, me 46 raste të dokumentuara që nga muaji janar. Pas Bjellorusisë renditet Rusia me 28 raste, Gjeorgjia me 16 dhe Mbretëria e Bashkuar me 11 raste, Franca me 7 e Bullgaria me 4.

Për Shqipërinë raportohet një rast i dhunimit të një gazetareje.

Këtë të diel është edhe përvjetori i katërt i vrasjes së gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, një shkrimtare, blogere dhe aktiviste kundër korrupsionit, e cila raportonte për ngjarjet politike në Maltë. Në veçanti, ajo u përqendrua në gazetarinë investigative, raportimi mbi korrupsion qeveritar, akuzat për pastrim parash dhe krim të organizuar.

Ajo u vra në një shpërthim me bombë në makinë më 16 tetor 2017.

Parlamenti Europian këtë vit ka ndarë një çmim që mban emrin e gazetares malteze për punën e jashtëzakonshme të gazetarisë bazuar në parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Etiketa: dhunaGrate Gazetareproblem

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
‘Tërbohet’ Milani në pjesën e dytë kundër Veronës, rimerr kreun e Seria A

‘Tërbohet’ Milani në pjesën e dytë kundër Veronës, rimerr kreun e Seria A

TË FUNDIT

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen
Aktualitet

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26

Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish...

Lexo më shumë
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

08:57 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com