GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Emigrimi masiv, EUROSTAT: 700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi që në vitin 2008

06:26 - 18/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
INSTAT: Janë larguar 18 mijë të rinj nga Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Shifrat janë bërë të ditura nga Eurostat, instituti europian i statistikave dhe janë përpunuar nga “Monitor”.

Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mban rekordin për numrin e shtetasve të saj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në një shtet të Bashkimit Europian. Për të njëjtën periudhë (2008-2020) kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 426 mijë serbë, 337 mijë boshnjakë, 285 mijë shtetas të Kosovës, 195 mijë nga Maqedonia e Veriut dhe më pak se 20 mijë nga Mali i Zi.

Në raport me popullsinë, diferenca është edhe më e lartë. Gati 25% e popullsisë shqiptare (të vitit 2020) tashmë jeton e punon në një nga vendet e Bashkimit Europian. Vendi i dyte pas nesh është Kosova (15.4%), e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (10.3%), Maqedonia e Veriut (9.4%), Serbia (6.2) dhe Mali i Zi (3.3%).

Edhe institucionet ndërkombëtare e llogarisin numrin e emigrantëve nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë për këto vende nga shtetet e Bashkimit Europian.

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, në një raport të mëparshëm, gjeti se Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për periudhën 2010-2020.

Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e për rrjedhojë, kanë edhe flukset më të larta emigratore.

Italia dhe Greqia kryesojnë

Italia dhe Greqia, dy destinacionet që kanë pritur numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë pas viteve 90, kanë dhënë 84% të lejeve të qëndrimit për herë të parë për periudhën 2008-2020. Rekordin e mban Italia, me 342.5 mijë leje gjithsej, ose 49% të totalit. Greqia ka dhënë 247.6 mijë të tilla (35%).

Që nga viti 2013, Gjermania ka rritur ndjeshëm numrin e lejeve të dhëna, pasi ky shtet është bërë i preferuar për punonjësit shqiptarë sidomos mjekë e infermierë dhe specialistë të teknologjisë së informacionit. Ekonomia më e madhe e Europës ka dhënë gjithsej 48 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë deri në fund të vitit 2020.

Në vend të katërt është Franca, me 15 mijë leje (2% e totalit) e ndjekur nga Kroacia, e cila nga 2018-a ka dhënë mesatarisht një deri në 2 mijë leje qëndrimi në vit.

Viti 2020

Në vitin 2020 morën leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian 37,592 shtetas shqiptarë, sipas Eurostat.

52% e tyre e morën për arsye familjare, 16% për punë, 3% për edukim dhe më pas renditen arsye të tjera, pa u specifikuar.

Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shtetasit shqiptarë ka rënë me 38%, i ndikuar nga situata e krijuar nga pandemia.

Në rajon, numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna për vitin 2020 e mban Serbia, me 40.8 mijë, më pas Shqipëria (37.6 mijë) e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (35.1 mijë), Kosova (31.6 mijë), Maqedonia e Veriut (16.3 mijë), Mali i Zi (2.7 mijë).

Burimi: Eurostat
Burimi: Eurostat
Etiketa: emigrimShqiptar

Lajme të lidhura

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja
Breaking Views

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Para
Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Gjatë vitit pandemik, ata që ruajtën vendet e punës punuan më shumë

TË FUNDIT

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26

Nga perandoritë e lashta dhe rrugët tregtare të Marco Polo-s deri te “arteria” energjetike e sotme që transporton 20% të...

Lexo më shumë
Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com