GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Gjatë vitit pandemik, ata që ruajtën vendet e punës punuan më shumë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pandemia Covid-19 i ndryshoi të gjithë treguesit ekonomikë gjatë vitit 2020, por siç shihet nga të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), produktiviteti i punës në Shqipëri ka shënuar rritje në kulmin e pandemisë.

Kjo do të thotë se vlera e prodhimit për një të punësuar në vitin 2020 ishte më e lartë se në vitin 2020. ILO përllogariti se, në vitin 2020 prodhimi për punonjës gjatë vitit të kaluar arriti ne 32,918 lekë nga 31,421 lekë në vitin 2019.

Duke analizuar të dhënat e brendshme nga INSTAT vihet re, se pandemia ka dëmtuar punësimin më shumë se sa prodhimin. Të dhënat zyrtare nga anketa e punës tregojnë se më 2020 ishin të punësuar 43 mijë persona më pak se në vitin 2019, teksa PBB-ja shënoi rënie me 3.4%.

Duke qenë se numri i të punësuarve ishte më i ulët në vitin 2020, rrjedhimisht prodhimi për numër punonjësish u rrit më 2020.

Shqipëria vuan nga nivele të ulëta të produktivitetit të punës, për shkak se modeli ekonomik është i mbështetur në sektorë, që kanë në themel të aktivitetit krahun e lirë të punës të tilla si bujqësia, industria etj.

Një studim i fundit i fondacionit «Friedrich Ebert», tregoi se sektorët ku është investuar më shumë në teknologji kanë treguar një nivel produktiviteti prej 50% deri në dy herë më të lartë se niveli mesatar i produktivitetit të ekonomisë. Ndërsa në sektorët ku ka pasur më pak investime, produktiviteti qëndron rreth 30–80% më i ulët se produktiviteti mesatar i ekonomisë.

Kjo do të thotë se investimi shpërblen dhe se është në interes të firmave që dëshirojnë të sigurojnë norma më të larta fitimi të angazhohen në një proces investimesh modernizuese të teknologjisë dhe dijes. Anketa që u zhvillua për qëllime të studimit tregoi se, një segment shumë i gjerë i biznesit nuk është i interesuar të investojë në teknologji të reja. Ky segment duket se është i kënaqur me situatën e një biznesi që ruan statukuonë, pa u interesuar të ndryshojë dinamikat e prodhimit dhe të tregjeve në të cilat punon.

Shqetësimi mbi produktivitetin bëhet më serioz për ekonomitë e vendeve në zhvillim si Shqipëria, e cila vijon të zhgënjejë në mënyrë sistematike në treguesit e produktivitetit. Siç del nga analiza krahasuese, produktiviteti në Shqipëri rezulton të jetë rreth 36% më i ulët se në Maqedoninë e Veriut dhe mbi 56% më i ulët se në Serbi.

Një mori indikatorësh që masin shkallën e sofistikimit të bizneseve, inovacionin, aktivitetet e kërkim-zhvillimit etj., mbeten në nivele shqetësuese prej kohësh dhe me një renditje nën vendet fqinje. Në Raportin e Konkurrueshmërisë Globale të vitit 2019, Shqipëria renditej në vendin e 110-të (nga 140 vende) për sa i përket kapacitetit të ekonomisë për inovacion. Në fakt, indikatorët e konkurrueshmërisë së ekonomisë mbeten problematikë prej vitesh.

Etiketa: Pandemipune

Lajme të lidhura

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë
Aktualitet

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”
Breaking Views

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Para
Londër, kriza energjetike e Kinës kërcënon me ndërprerje të gjata në zinxhirin global të furnizimit

Londër, kriza energjetike e Kinës kërcënon me ndërprerje të gjata në zinxhirin global të furnizimit

TË FUNDIT

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë
Aktualitet

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë

10:18 - 18/05/26

Një dyqan bulmeti në lagjen nr. 3 të Pogradecit ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të natës, duke pësuar...

Lexo më shumë
Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë

Plagosja e policit/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

10:14 - 18/05/26
Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

09:45 - 18/05/26
“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

09:12 - 18/05/26
Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com