Ashtu siç ishte parashikuar studentët të cilët nuk janë pajisur me test PCR dhe certifikatë vaksinimi, nuk janë lejuar të nisin sot vitin e ri akademik.
Mësohet se dhjetëra studentë në universitetin e Vlorës, “Isamil Qemali”, nuk janë lejuar që të futen në auditorë, kjo pasi nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anti-COVID si dhe nuk kanë një test PCR ku vërtetojnë që nuk janë të infektuar me koronavirus.
Mësohet se në hyrje të universitetit është një person nga pika e vaksinimit, i cili u kërkon certifikatën e vaksinimit, ose vërtetim se kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID.
E njëjta situatë pritet të ndodhë edhe në qarqet e tjera, ku studentët e pavaksinuar do të lihen jashtë derës së universiteteve.