Katër turistët rusë që u gjendën të vdekur disa ditë më parë në një hotel në Qerret dyshohet se janë vrarë. Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për autorë, pasi dyshohet se ditën e ngjarjes ata nuk kanë qenë “vetëm”.
Edhe pse nuk ka një përfundim nga hetimet e kryera deri më tani, ngjarja e rëndë do të hetohet për veprën penale të vrasjes.
Burime për gijotina.com bëjnë me dije se 4 të huajit kanë ardhur të dielën me një agjensi turistike, dje kanë shkuar në Ohër dhe në mbrëmje janë kthyer në hotel. Ndërsa mësohet se ata janë gjetur të vdekur në pishinën dimërore, jo në sauna. Ky hetim nxjerr dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo vdekje për shkaqe natyrore.
Kujtojmë se dy ditë më parë është kryer ekspertiza mjeko-ligjore e katër trupave të pajetë pranë Mjekësisë Ligjore, me qëllim për të zbardhur çdo dyshim të mundshëm për këtë ngjarje kriminale.
Të pranishëm në këtë proces ishin edhe përfaqësues të ambasadës ruse në Tiranë. Tashmë pritet që këtë të hënë mjekësia ligjore të dalë me një përgjigje zyrtare për shkakun që solli vdekjen e 4 pjesëtarëve të familjes ruse dhe të shuajë të gjithë dyshimet e hetuesve.