GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Furtuna” në polici, mashtrim për qytetarët, të njëjtit drejtues, por në pozicione të ndryshme

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Furtuna” në polici, mashtrim për qytetarët, të njëjtit drejtues, por në pozicione të ndryshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i policisë së Shtetit, i sapo emëruar pas dorëheqjes së detyruar të Ardi Veliu, që në ditët e para paralajmëroi se një reformë e thellë e policisë do të bëhet pas analizës në çdo qark për kryerjen e detyrave në kuadër të 100 ditëve afat që u kishte dhënë i gjithëpushtetshmi Edi Rama.

Dhe sot në mëngjes, ende pa larë sytë nga gjumi i natës, të cilin duket se nuk e kishte bërë të qetë, pasi nuk e zinte vendi për rendin dhe sigurinë e Shqipërisë, njoftoi se do të dalë në një konferencë për shtyp, ku do të rrëfente furtunën që kishte bërë në polici në orët e vona të natës. Në fakt kështu janë bërë historikisht lëvizjet brenda radhëve të policisë, në orët e vona dhe në ditë fundjave, se nuk u del koha drejtuesve t’i bëjnë këto veprime gjatë ditës. Jo se kanë ndonjë punë të madhe, por duan të shmangin ndërhyrje, policësh, ministrash e deputetësh.

Kështu veproi edhe drejtori i ri Gledis Nano, duke përdorur një metodë të vjetër, aq të vjetër sa mund të ketë qenë fëmijë, kur e kanë përdorur paraardhësit e tij. Por çfarë solli të re metoda e vjetër e përdorur nga dora e Gledis Nanos. Në pamje të parë u vu re se janë emëruar 18 drejtorë të rinj në qarqe e në drejtori qendrore, duke të dhënë përshtypjen se vërtetë po bëhet një punë kolosale me dorë të hekurt për të vënë në shina Policinë e Shtetit, e cila për hir të së vërtetës, gjithmonë ka qenë jashtë binarëve, herë për krimin, e herë për mungesën e profesionalizmit.

Por pa u zgjatur shumë me historinë e mjerë të policisë, le të flasim për emërimet e sotme. I pari në radhë që u artikulua nga kreu i policisë ishte Lorenc Panganika, i cili do marrë drejtimin e policisë së Tiranës, që deri dje mbahej nga Rebani Jaupi, ku ky i fundit në fakt nuk është ndëshkuar, por është promovuar si drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, një shkallë më lart se ç’ishte. Ndërsa Panganika vjen nga Gjirokastra, duke u konsideruar si promovim, pasi vendoset në krye të drejtorisë vendore të policisë më të madhen në vend.

Kurse vendi i Panganikës në Gjirokastër është zënë nga Bledar Çeliku, i cili deri dje mbante funksionin e drejtorit të policisë Vlorë. Pra, edhe Çeliku ka bërë vetëm një lëvizje paralele, ndërkohë që në vend të tij, në krye të policisë së Vlorës është emëruar Kryekomisar Gentian Berberi, i cili mbante funksionin e nëndrejtorit në këtë drejtori. Edhe Berberi rezulton se jo vetëm është promovuar, por me funksionin e ri merr edh gradën Drejtues, duke i rritur kështu në gradë.

Një tjetër lëvizje paralele është ajo e Hamdi Fiorës, i cili mbante funksionin e drejtorit të policisë në Kukës dhe është emëruar drejtor në Shkodër, duke zëvendësuar Skënder Hitën, i cili ishte dërguar në Shkodër që në korrik të këtij viti, ku më parë ka mbajtur funksionin e drejtorit të policisë Gjirokastër. Hitaj vetë pas zëvendësimit në Shkodër është dërguar me lëvizje paralele drejtor policie në Dibër.

Por veç këtyre lëvizjeve ka pasur edhe rokadë, si mes Korçës dhe Elbasanit, ku janë ndërruar kokë më kokë Ardian Çipa dhe Gjovalin Loka. Megjithatë, në të gjitha këto lëvizje dhe të tjera që janë kryer apo pritet të kryhen gjatë ditëve në vijim, nuk vihet re ndonjë ndëshkim. Thjesht drejtuesit lëvizin nga një post në tjetrin, ndërsa situata mbetet e njëjtë, duke e zhveshur këtë “furtunë” nga fuqia e saj dhe duke e lënë një “puhizë mashtruese” sa për t’u hedhur pluhur syve të qytetarëve se diçka po ndryshon, pasi e vërteta është shumë më e hidhur; Krimin do vazhdojmë ta luftojmë me xhaketat e vjetra, të cilët ndryshojnë vetëm karriget.

Gijotina.com

Etiketa: drejtuesitFurtunamashtrimPolicia e Shtetitpozicione

Lajme të lidhura

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit
Breaking Views

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit
Breaking Views

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu
Breaking Views

Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

20:07 - 04/08/26
Para
Osmani për zgjedhjet: Strukturat ilegale ndikuan në komunat e banuara me serbë

Osmani për zgjedhjet: Strukturat ilegale ndikuan në komunat e banuara me serbë

TË FUNDIT

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit
Breaking Views

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Ministria konfirmon...

Lexo më shumë
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

20:07 - 04/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com