GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Astrit Patozi: Jemi më keq se Kosova, kemi ngecur në kryetokracinë e Berishës dhe Ramës

18:24 - 18/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Astrit Patozi: Jemi më keq se Kosova, kemi ngecur në kryetokracinë e Berishës dhe Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi deklaroi sot  se Shqipëria është më keq se Kosova dhe sa herë shikon Kosovën, atij i vjen keq për Shqipërinë dhe këtë e lidh për pjesën e politikës. Teksa ka marrë në shqyrtim zgjedhjet e së dielës për pushtetin lokal në Kosovë, Patozi shkruan se situata në Prishtinë ka ndryshuar rrënjësisht, ndërsa në Tiranë këneta ngjan të jetë e patrazuar. Për të qytetarët e Kosovës po reagojnë me votë ndaj qeverisë ”Kurti”, kur në Shqipëri një gjë e tillë nuk ndodh. Ai nuk ka ngurruar të sulmojë  edhe Sali Berishën përmes këtij postimi, duke thënë se  për 31 vite mban peng demokracinë  e këtij vendi.

“Tashmë po kthehet në një ligjësi, që Kosova reagon me shpejtësi të admirueshme ndaj zhvillimeve politike, ndërkohë që në Shqipëri duket sikur koha ka ngecur në vend. Vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme situata në Prishtinë duket se ka ndryshuar rrënjësisht, ndërsa në Tiranë këneta ngjan të jetë e patrazuar, edhe pse “foltoret” e ish-kryeministrit të rrëzuar nga pushteti 8 vjet më parë vazhdojnë të jenë i vetmi lajm i rëndësishëm politik. Kosova ka ndërruar brezin e tretë të politikanëve në pak vite dhe po përgatitet, ndoshta pa shumë dhimbje, për të katërtin, ndërsa tek ne pas 31 vjetësh debati i vetëm që shtrohet për zgjidhje është, në do ta kemi prapë udhëheqës të madh Sali Berishën apo jo”, shkruan ai.

Sipas Patozit, akoma në e dhimbshme është kur sheh se të njëjtën gjë si Berisha po bën edhe Rama. Sipas tij demokracia dhe sovraniteti i vendit kanë mbaruar në momentin që një drejtues ngulet në karrige më shumë se 8 vjet dhe nuk ka ndryshime. Pikërisht, sipas tij, kjo është arsyeja që shqiptarët vuajnë sot sepse mbajnë në krye drejtues që për vite i kanë zhytur në baltë.

“Shqipëria po e vuan si askush tjetër në rajon e më gjerë marrëveshjen e ligë të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, e cila që prej 8 vjetësh po rëndon më shumë në kurriz të popullit opozitar. Kjo është kryetarokracia, e cila ka promovuar bipiolaritetin poilitik, që i ndan qytetarët si me thikë në dy vatha bardhezi

Kurse unë e kam bindje se për shkak të politikanëve të paskrupuj, Shqipëria ka abuzuar fort edhe me sovranitetin e saj të plotë, mundësi që nuk e ka pasur dot Kosova, për arsye historike. Dhe paradakosi është se ne sot po vuajmë në kurriz faktin që kemi marrë vendime të këqija kundër vetes sonë, për të cilat të huajt nuk na ndalonin dot, ndërkohë që Kosova e ka pasur të pamundur t’i merrte, për shkak të sovranitetit të kufizuar të saj. Dhe për këtë arsye ajo ka shpëtuar dhe nuk po i vuan si ne sëmundjet e deformimit të demokracisë”, shprehet ai.   Që kur është larguar nga PD-ja, Patoi nuk i ka fshehur kritikat e tij.

Gjithmonë ai ka qenë i mendimit që Berisha e drejton në të vërtetë timonin e PD, prandaj dhe partia po degradon. Shpesh herë Patozi është shprehur se Rama po vazhdon të rrënojë  vendin dhe Shqipëria vetëm është degraduar në 31 vite demokraci.

Etiketa: berishaPatoziRama

Lajme të lidhura

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!
Aktualitet

Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

13:21 - 23/04/26
“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel
Aktualitet

“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel

12:00 - 23/04/26
Para
Posteri i fermerëve, nesër në protestë: Duam dëmshpërblim nga qeveria

Posteri i fermerëve, nesër në protestë: Duam dëmshpërblim nga qeveria

TË FUNDIT

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar
Aktualitet

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

15:29 - 23/04/26

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është kthyer...

Lexo më shumë
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

15:10 - 23/04/26
Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël

14:50 - 23/04/26
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares

14:20 - 23/04/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com