GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dështimi i SPAK, kush fshihet pas kontejnerëve me banane që trafikojnë tonelata droge?

14:38 - 19/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Dështimi i SPAK, kush fshihet pas kontejnerëve me banane që trafikojnë tonelata droge?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontejnerët e bananeve janë “strofkat” ku grupet kriminale me drejtues “sekretë” të pazbuluar nga SPAK, trafikojnë drogën nga Shqipëria drejt ekuadorit dhe anasjelltas. SPAK që shihet me skepticizëm, ka “dështuar”, pasi hetimet nuk kanë zbuluar kurrë emrat e porositësve të tonelatave të drogës që janë kapur në kontejnerin e bananeve në Durrës, duke e kthyer kështu Shqipërinë në autostradën e trafikut të drogës.

Gjithçka ka mbetur thjesht në identifikimin e pronarëve të kompanive të bananeve. Prej më shumë se tre vitesh hetim, nuk rezulton i identifikuar asnjë grup porositës dhe, gjithashtu, as bashkëpunëtorë të mundshëm të trafikantëve në radhët e zyrtarëve publikë.

613 kilogramë kokainë në kompaninë “Arbi Garden”

Hetimi nis menjëherë dhe rezultatet e para ishin shumë domethënëse. Në fund të shkurtit të atij viti, Policia sekuestron sasinë gjigande prej 613 kilogramë kokainë, në ngarkesën me banane të porositur nga kompania “Arbi Garden”.

Veprimet në terren ishin brenda normalitetit hetimor. U pikasën kontenierët me banane, brenda të cilëve ishte lënda narkotike, u shoqëruan deri në magazinat e kompanisë, me shpresë për të identifikuar porositësit.

Shqetësimi se ndoshta lënda narkotike mund të humbiste, nxiti forcat policore që të ndërhynin dhe të zbulonin sasinë gjigande të narkotikëve në kontenierin e mbërritur në ambjentet e “Arbi Garden”. Por, nuk u arrit të shkohej më tej.

Tashmë, pronari i shoqërisë, Arbër Çekaj, është dënuar me 14 vjet burgim, megjithëse ai e ka mohuar gjithnjë që është porositësi i kokainës.

Në Shtator 2019, po në kuadër të të njëjtin hetim, i zhvilluar në bashkëpunim edhe me autoritetet ndërkombëtare, u zbulua një sasi prej 137 kilogramë kokainë në portin grek të Pireut, në kontenierët me banane të kompanisë shqiptare “Alba Exotic Fruit”.

Sasia e narkotikëve u zëvendësua me pluhur orizi dhe u lejua të vijonte udhëtimin drejt Shqipërisë, me synin zbulimin e porositësve.

Veprimet policore në terren arritën të pikasnin tre personave që morën në portin e Durrësit “kokainën-oriz”, i ndoqën dhe arrestuan dy prej tyre. Megjithatë, ende nuk janë zbuluar porositësit.

Kjo ishte hera e fundit që hetimi u shoqërua me ndjekje në terren. Në fund të vitit 2019, vendin e Prokurorisë për Krime të Rënda e mori Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Prej atij momenti, janë zbuluar sasi të ndryshme kokainë në kontenierët e bananeve. Angazhimi kryesor i SPAK-ut ka qenë vetëm identifikimi dhe arrestimi i pronarëve të kompanive, duke anashkaluar tërësisht dy elementët e tjerë; porositësit dhe bashkëpunëtorët e grupit/grupeve kriminale në radhët e zyrtarëve shtetërorë.

Zvarritja e hetimeve nga SPAK

Pak ditë më parë, SPAK njoftoi vendosjen nën sekuestro preventive të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Gjatë 6 muajve të fundit të vitit 2021, në kontenierët me banane të porositur nga kjo kompani, janë zbuluar sasi të ndryshme kokainë, e cila varion nga 10-15 kilogramë.

Pronari i kompanisë, Eduard Dauti është shpallur në kërkim, si i dyshuar për “trafik narkotikësh”, ndërkohë që vëllai i tij, Bajron Gumeni prej disa muajsh është i arrestuar.

Kompania “Alba Exotic Fruit”, nëpërmjet mbrojtësit ligjor, ka mohuar përfshirjen në trafik narkotikësh, duke theksuar se porosia është vetëm banane dhe nuk mbajnë përgjegjësi për atë se çfarë mund të gjendet në kontenierët që mbërrijnë nga Ekuadori për llogari të tyre.

Në Prill 2021, autoritetet policore zbuluan një sasi prej rreth 114 kilogramë kokainë në kontenierët me banane që vinin nga Ekuadori për llogari të një tjetër kompanie në Shqipëri, “Masabi Fruit”.

Edhe në këtë rast, prokurorët e SPAK-ut arrestuan dy administratorët e kompanisë, Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku.

Këta dy persona vijojnë të jenë në paraburgim, megjithëse edhe ata vijojnë të mohojnë përfshirjen në trafik narkotikësh.

Ndërkohë, hetimet e deritanishme të Prokurorisë Speciale, ende nuk kanë arritur të zbulojnë nëse ka persona-porositës, si edhe ndonjë bashkëpunim të mundshëm me zyrtarë lokalë të Portit të Durrësit apo edhe më tej.

Rikthehemi sërish në fillim të vitit 2018. Informacioni i mbërritur në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda, duket se ka qenë i saktë.

Njëri prej elementëve të tyre, pra trafiku i kokainës nga Amerika Latine nëpërmjet kontenierëve të bananeve, ka qenë i saktë. Kjo, e vërtetuar me veprimet në vend, në portin e Durrësit.

Gjithçka tjetër ka mbetur mister.

Etiketa: KokainekontejnerSpak

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Prej vitesh përkrahës besnik i Sali Berishës, befason këngëtari i njohur, shpreh mbështetjen publikisht për këtë kandidat të PD

Bieta i ngatërroi emrin me Noizy-n, nuk duhet humbur reagimi i Stresit

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com