GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vdiq në një aksident në punë, nëna shqiptare trondit Italinë, nxjerr fotot e kufomës së të birit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdiq në një aksident në punë, nëna shqiptare trondit Italinë, nxjerr fotot e kufomës së të birit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nënë shqiptare në Itali, ka tronditur opinionin publik pasi për të kërkuar drejtësi, ajo vendosi të tregojë fotografitë e kufomës së djalit të saj, Maringleno Dodaj, në shenjë proteste, para gjykatës së Ternit.

Lena Dodaj është nëna e Maringleno Dodaj, një punëtori që vdiq në punë në moshën 25 vjeç, më 18 nëntor 2011, pasi ra nga çatia e një kompanie në Narni Scalo.

Mëngjesin e kësaj të marte ajo u shfaq para gjykatës së Ternit me një poster të madh ku ishin vendosur fotot e të riut, të zhveshur dhe pa jetë, në hollin e urgjencës së spitalit Santa Maria, ku ishte shtruar pas aksidentit në punë.

Këto foto gruas i ranë në dorë nga dosja e prokurorisë, ndërkohë që një hetim është hapur lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Megjithatë ende nuk është zbuluar se pse trupi i të riut ishte i zhveshur dhe i lënë në dyshemenë e hollit të spitalit ku pas aksidentit në punë u shtrua për të marrë ndihmë mjekësore.

‘’Ndihem e gënjyer! E shtrinë në dyshemenë e hollit të Urgjencës të spitalit Santa Maria’’ janë fjalët rrëqethëse të nënës shqiptare. ‘’Jam e tronditur! Djali m’u poshtërua edhe i vdekur’’ shtoi më pas gruaja.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të gruas shqiptare, hetimet që përfshijnë personelin shëndetësor tashmë janë arkivuar disa herë.

“I bëj thirrje prokurorit të Perugia që të ndërhyjë në çështjen tmerruese” tha ajo, duke shpjeguar se është e gatshme të vazhdojë protestën e saj edhe para zyrave gjyqësore të Perugias.

Etiketa: ItaliShqiptare

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Hotele, taksi dhe dieta, si i bëri AKT “rrush e kumbulla” 44 milionë lekë

Hotele, taksi dhe dieta, si i bëri AKT “rrush e kumbulla” 44 milionë lekë

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com