GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksion në Fier, drogë, mashtrim e të dehur në timon, arrestohen 7 persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksidenti me vdekje në Devoll, vihet në pranga drejtuesi i automjetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, mëngjesin e kësaj të mërkure.

Kontrollet rutinë në këtë qytet kanë vënë në pranga personin e identifikuar me iniciale F. V., 31 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Po ashtu policia ka arrestuar të riun e identifikuar me iniciale A. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka mashtruar A. C., duke i premtuar se do e ndihmonte për të bërë gjyqin e divorcit me bashkëshortin e saj dhe i ka dhënë dy vendime të Gjykatës së Shkallës Parë Fier të dyshuara të falsifikuara.

Policia njofton se në pranga ka rënë edhe N. P., 43 vjeç, banues në Lushnjë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë një shufër metalike me hapje-mbyllje. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 43-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika me këllëf, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.

Në njoftimin nga policia e Fierit, theksohet se mëngjesin e sotëm është arrestuar në flagrancë edhe personi i identifikuar me iniciale M. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tij në lagjen “Savër”, Lushnjë, u gjetën 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë e montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.

Gjithashtu, në këtë objekt janë gjetur dhe sekuestruar 42 thasë me fara luledielli, të cilat dyshohen se i ka vjedhur më datën 11.10.2021, në fshatin Gramsh, Lushnjë.

Prangave të policisë nuk u ka shpëtuar as personi i identifikuar me inciale L. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen “Konferenca e Pezës” ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses dhe vajzës së saj të mitur.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë G. S., 19 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volksëagen” shërbimet e Policisë kanë gjetur një shkop metalik me hapje(Madalen) në cilësinë e armës së ftohtë.

Theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga 42-vjeçari E. T., 42 vjeç.

I arrestuari pritet të përballet me akuzën për veprën penale  “Drejtim i mjetit në gjendje të dehur”.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë personi i identifikuar me iniciale A. D., 31 vjeç, banues në Peshtan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “BMË” në gjendje të dehur.

Etiketa: arrestimeFier

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
Mediat italiane e bëjnë fakt: Ibrahimoviç do luajë në takimin me Sampdorian

Habit Ibra pas disfatës ndaj Portos: Kualifikimi është i arritshëm

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com