GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Thellohen hetimet për vrasjen e Sabrina Bengajt, nisin inspektimet për 3 mjekët që liruan Eltonin nga psikiatria

16:16 - 20/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Thellohen hetimet për vrasjen e Sabrina Bengajt, nisin inspektimet për 3 mjekët që liruan Eltonin nga psikiatria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet për vrasjen e Sabrina Bengajt po thellohen më shumë dhe tashmë po kalojnë dhe në një tjetër prizëm. Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të nisë inspektimet edhe për tre mjekët psikiatër, të cilët kanë bërë ekzaminimin mendor të  autori të ngjarjes,  Elton Bengaj.

Eltoni mbahej i izoluar në burgun psikiatrik të Zaharisë në Krujë pasi në të rëndonte akuza e dhunës në familje, por në fund të korrikut dhe pas dy ekzaminimeve të dyshimta mjeko-ligjore, Begaj është liruar na gjykata, ku pas një muaji vrau me armë gruan e tij. Ky shkak ka bërë që Minsitria e Drejtësisë të vihet në lëvizje dhe  të nisë hetimet  për mjekët, Ilda Aliko, Dorian Skënderaj dhe Anila Kazaferi, pasi janë hedhur një sërë dyshimesh në lidhje me mënyrën që ata kanë përdorur për ekzaminimin mendor të Elton Bengajt.  Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar përmes një përgjigje të dërguar  për  “Ora Neës” që prej datës 22 shtator 2021, i është drejtuar me një e-mail, Institutit të Mjekësisë-Ligjore, duke kërkuar informacion të plotë zyrtar, lidhur me mënyrën proceduriale të kryerjes së dy ekspertimeve psiqike, për të arrestuarin Begaj.

Brenda një afati kohor, Instituti i Mjekësisë-Ligjore, rezulton se ka raportuar pranë Ministrisë së Drejtësisë, duke referuar se ekspertimi i datës 20 nëntor 2020  nga tre  mjekët psikiatër  është kryer konform procedurave ligjore duke u bazuar. Ndërkohë edhe  për aktin e ekspertimit me Nr. 379 të datës 16 korrik 2021, Instituti i Mjekësisë-Ligjore, i thotë ministrisë së Drejtësisë se është kryer konform procedurave sipas vendimit të datës 16 korrik 2021 duke u bazuar sërish tek vizita psikiatrike të kryer në ambientet e IML me datë 18 qershor 2021. Fill pas këtij akti-ekspertimi në datën 26 korrik 2021, ku Piro Sota, prokurori Tafilaj dhe mjekët kanë qenë dakord për kalimin e Bengaj nga spitali psikiatrik në Zahari të Krujës në marrjen e mjekimeve ambulatore në ambientet e shtëpisë.

Ky vendim erdhi, pasi ekspertët psikiatër Ilda Aliko dhe Dorian Skënderaj, kanë argumentuar se ndaj shtetasit Elton Bengaj, rekomandohet masa mjekësore e mjekimit të detyruar ambulator nën kujdesin e një familjari dhe ndjekjen rregullisht tek specialisti psikiatër, duke bërë kështu të mundur lirimin e tij dhe  vetëm një muaj me pas Eltoni vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij.  Ministria njofton se verifikimet për mjekët do të vazhdojnë dhe në bazë të rezultateve do të vendoset nëse do merren masa ndëshkuese ndaj tyre apo jo.

Etiketa: ekzaminiminMjeketSabrina bengaj

Lajme të lidhura

Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë
Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale! 57-vjeçari pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë

10:33 - 06/02/26
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Aktualitet

Alimehmeti: Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm

10:08 - 06/02/26
U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër

10:01 - 06/02/26
Para
Zbulohet që është gjallë pas 4 vitesh, ish-futbollisti rrezikon 10 vite burg

Zbulohet që është gjallë pas 4 vitesh, ish-futbollisti rrezikon 10 vite burg

TË FUNDIT

Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë
Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale! 57-vjeçari pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë

10:33 - 06/02/26

Një shpërthim i telekomanduar me lëndë eksplozive në një automjet është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Bashkisë Konispol....

Lexo më shumë
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë

Alimehmeti: Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm

10:08 - 06/02/26
U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër

U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër

10:01 - 06/02/26
Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij

09:46 - 06/02/26
Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

09:11 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com