GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Një udhëtim në kohë, Rama në kërkim të personit enigmë: Kush ma bëri foton?

19:27 - 20/10/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Një udhëtim në kohë, Rama në kërkim të personit enigmë: Kush ma bëri foton?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një foto e shkrepur kohë më parë e ka mbërthyer në retrospektivë shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur të shumë librave, Luan Rama, i cili në faqen e tij personale në Facebook, ka postuar një shkrim bashkangjitur me një foto, për gjetjen e personit enigmë që ka arritur të fotografojë një moment simbolik, aq sa është përdorur pothuajse në çdo projekt të vetë autorit.

Në një kërkim drejt së kaluarës, Rama shkruan se kjo fotografi është shkrepur në Tiranë, nga një gazetare e cila sapo kishte nisur hapat e para të saj në artin e fotografisë. Ai përpiqet të kujtojë gazetën në të cilën vajza punonte, por asgjë nuk i vjen në mendje.

“Vallë e gazetës Koha Jonë, Shekulli, Korrieri? Nuk e mbaj mend.”- shprehet autori.

Kjo gjë ka mbetur si një “puzzle” i pazgjidhur për shkrimtarin e njohur, i cili as nuk mund t’i jap dot të drejtën e autorit për këtë vepër që ai e konsideron si “art më vete”.

“Mjerisht nuk ia di emrin. Por duke qenë se fotografia është art më vete dhe meriton të drejtën e autorit, të paktën, kur e kam vendosur në kopertinat e librave të mi do të duhej të vija dhe emrin e saj. Mbase ky informacion mund ti zgjojë kujtesën, por sidoqoftë ndodh që shpesh ne e harrojmë emrin e autorit.”- tha autori.

Ai gjithashtu tregon se në librin e tij, “Bujtës të Largët”, i cili bazohet mbi udhëtarët francezë të shekullit XIX, edhe pse arriti të gjente disa fotografi, ishte gjithmonë i përpiktë për të vendosur burimin.

“Në fakt ato janë fotografi që i përkasin historisë dhe jo një individi që e zbulon. Pra sipër tyre s’ka pse të vendosin emrat e tyre dhe ta bllokojnë shpërndarjen. Në vitin 1991 isha i pari që zbulova ekzistencën e fotografive mbi udhëtimin në Shqipëri në vitin 1913 të gjeografit Jules Brunhes dhe fotografit Léon. Por me ç’të drejtë mund të vendosja emrin tim sipër tayre fotografive të Archives d’Albert Khan?...”- u shpreh Rama në fund të shkrimit të tij

Luan Rama është kineast, studiues arti, publicist, shkrimtar, përkthyes dhe ka lobuar si ambasador (1991-1992) në Paris, Francë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar Shqipërinë edhe në UNESCO.

I diplomuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe i profilizuar për Audiovizual e Kinematografi në Universitetin e Parisit, Denis Diderot, Luan Rama është skenarist i katër filmave në Kinostudio Shqipëria e Re.

Aktualisht, Luan Rama është autor i shumë studimeve mbi pikë takimet e kulturave franko-shqiptare, në vijim të zbulimit të personaliteteve të botës shqiptare në Evropë duke ndriçuar nga arkivat franceze shenjtorët ilir, fisnikët arbër, artistët dhe poetët shqiptar më me ndikim në qytetërimin Perëndimor. Promovues i vlerave të artit bashkëkohor ka publikuar dhe studimin për kuartetin e piktorëve shqiptarë Omer Kaleshi, Artur Muharremi, Zamir Mati e Bujar Luca në Francë. / O.B / Gijotina.com

Etiketa: Luan RamaShkrimtar

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Para
Kushtetuesja lë në fuqi vendimin e KPA të vulosur nga Luan Daci, shkarkon nga detyra Rovena Gashin

Kushtetuesja lë në fuqi vendimin e KPA të vulosur nga Luan Daci, shkarkon nga detyra Rovena Gashin

TË FUNDIT

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në subjektet “Beata dhe “Burgaj”. Inspektimet kanë vijuar ditën e sotme në Shkodër. Inspektorati...

Lexo më shumë
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com