GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Si do ta përdorë Moska “armën” e saj energjitike mbi Evropën?

12:34 - 21/10/21
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
Si do ta përdorë Moska “armën” e saj energjitike mbi Evropën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Evropa ndodhet në një krizë energjitike. Furnizimet me gaz natyror janë aq të pakta, saqë që nga fillimi i viti çmimet janë rritur me gati 400 për qind. Në këto kushte, shërbimet komunale po kalojnë tek energjia e prodhuar nga qymyri, dhe madje edhe nafta, dy nga lëndët djegëse më ndotëse në botë.

Kjo situatë ka sjellë akuza në drejtim të Rusisë – e cila furnizon 35 për qind të importeve të gazit të Bashkimit Evropian – për përdorimin e energjisë si një armë. Në qetësimin e ujërave nuk ndihmoi as deklarata e ambasadorit rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, që sugjeroi kohët e fundit ekzistencën e një lidhjeje midis furnizimit me gaz dhe sjelljes së Evropës, duke lënë të kuptohet se mungesa e gazit mund të zgjidhet, nëse Evropa heq dorë nga trajtimi i Rusisë si një “kundërshtare”.

Por akuzat se Rusia po kufizon qëllimisht furnizimet me gaz nuk janë “asgjë tjetër veçse sulme të motivuara politikisht dhe krejtësisht të pabaza”, tha javën e kaluar presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë të shumëpritur mbi energjinë në Moskë.

Mesazhet publike të Putinit, erdhën pikërisht në mesin e një debati të nxehtë, nëse Rusia po e përdor si një armë rolin e saj dominues në tregun evropian të gazit për të arritur qëllimet e veta politike, përfshirë detyrimin e Gjermanisë për të dhënë miratimin përfundimtar për fillimin nga puna të gazsjellësit të shumë-diskutuar“Nord Stream 2” apo për të dëmtuar Ukrainën duke i mohuar tarifat e kalimit tranzit të gazin rus që shkon në Evropë.

Kritikët e gjigantit shtetëror të gazit “Gazprom”, ndalen tek vlerësimi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) i botuar më 21 shtator, ku mes të tjerash thuhet se “Rusia mund të bëjë më shumë për të rritur disponueshmërinë e gazit në Evropë”.

Putin është kundërpërgjigjur i zemëruar ndaj raportit të IEA, duke thënë se “Gazprom” ka dëguar tashmë 10 për qind më shumë gaz në Evropë këtë vit, sesa gjatë së njëjtës periudhë në vitin 2020. Eksportet totale të gazit nga Rusia në Evropë, janë rritur edhe më shumë – 15 për qind – nëse merren parasysh dërgesat në gazin e lëngshëm nga gadishullin Jamal.

Edhe në mesin e kritikëve të Rusisë, pak prej tyre do të argumentonin se kriza aktuale evropiane e energjisë në Evropë, është tërësisht një faji i “Gazprom”. Një kombinim i përsosur i faktorëve negativë, përfshirë një dimër të ftohtë, të pasuar nga një verë e nxehtë, kërkesa e lartë për gazin e lëngshëm (LNG) në Azi, shumë pak energji nga era, dhe një rënie drastike e prodhimit vendas të gazit evropian, kanë kontribuar në krizën aktuale.

Gjithsesi mbeten ende pa përgjigje pyetjet:Pse Rusia nuk pompon më shumë gaz, pasi ka mjaftueshëm kapacitete për ta bërë këtë? A po ndalon qëllimisht furnizimet e bollshme me gaz të tregjeve evropiane? Dhe nëse po, çfarë dëshiron të arrijë me këtë Kremlini?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, duhet të marrin parasysh faktorët e tregut dhe gjeopolitikën. Trajtimi që po i bën Moska krizës energjetike të Evropës, është një akt i fortë balancues, përmes së cilit qeveria ruse dëshiron të arrijë 3 qëllime:të sigurojë që Rusia të ketë gaz të mjaftueshëm në rezervat e saj për përballimin e dimrit që është në prag, të lehtësojë miratimin e shpejtë të gazsjellësit “Nord Stream 2”, dhe t’i mohojë Ukrainës fitime shtesë nga kalimi i gazit rus shtesë në Evropë.

Tregtarët evropianë të gazit dhe kompanitë e shërbimeve, filluan të vërenin që verën e vitit të kaluar se “Gazprom” po zvogëlonte dërgesat e saj përmes gazsjellësit “Yamal-Europe” që kalon përmes Bjellorusisë dhe Polonisë, si dhe përmes linjave që kalojnë në Ukrainë. Kompania ruse, që ka monopolin mbi eksportet e gazit, tha se duhet ti japë tashmë përparësi garantimit të rezervave të brendshme, të cilat pretendohet se janë pakësuar ndjeshëm që nga dimri i kaluar. Një arsye tjetër e dyshuar për reduktimin e sasisë së gazit që mbërrin në Evropë, ishte zjarri i rënë në stabilimentin e përpunimit të gazit “Novy Urengoy” në fillim të gushtit të këtij viti.

Të dhënat që janë aktualisht në dispozicion, tregojnë se “Gazprom” ka vërtet nevojë të rimbushë depozitat ruse pas një dimri të gjatë dhe të ftohtë.Sipas vlerësimeve të “Bloomberg”, rezervat e brendshme e “Gazprom”, ishin vetëm 16 për qind e kapacitetit në prill, krahasuar me nivelet e zakonshme prej 35-40 për qind në fund të dimrit.

Kjo do të thotë që kompania duhet të pompojë deri në 60 miliardë metra kub gaz – më shumë se 2/3 e sasisë që konsumoi Gjermania në vitin 2020 – për rezervat e brendshme, në mënyrë

që të garantojë më pas furnizime të qëndrueshme për klientët rusë gjatë dimrit të ardhshëm.

Prandaj, “Gazprom” ka zbatuar politikën e mbushjes së rezervave të saj brendshme, në një kohë që përmbush detyrimet e saj kontraktuale në Evropë, por nga ana tjetër nuk lejon asnjë dërgesë shtesë. Ky kufizim, i shoqëruar me kërkesën e fortë aziatike, që ka sjellë devijimin atje të pjesës më rë madhe të LNG, e ka vënë në vështirësi serioze tregun evropian.

Zëvendësministri rus i Energjitikës, Evgeny Grabchak, thotë se depozitat ruse do të jenë të mbushura deri më 1 nëntor. Pas asaj date “Gazprom”, mund të fillojë të devijojë një sasi të konsiderueshme të gazit shtesë në Evropë. Dhe pikërisht në atë moment nis edhe politika.

Kjo sepse ekzistojnë disa rrugë të mundshme për ato dërgesa.

Ka shumë kapacite rezervë në sistemin e tranzitit të gazit në Ukrainë, i ndërtuar gjatë epokës sovjetike për të pompuar gaz nga Siberia Perëndimore në Evropë. Që nga vitet 2000, kur  Ukraina i rezistoi përpjekjeve ruse për të blerë linjat e saj të gazit, Kremlini ka zgjedhur të ndërtojë gazsjellës të rinj duke e anashkaluar Ukrainën.

Disa prej tyre, si “Turkish Stream”, transportojnë gaz nga fushat më të vjetra të gazit rus në Evropën Jugore nëpërmjet Turqisë, me qëllimin e dyfishtë të anashkalimit të Ukrainës dhe forcimit të raportit midis Moskës dhe Ankarasë.

Të tjerët, si “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2”, lidhin fusha më të reja të gazit, dhe janë më shumë komercialë, pasi ofrojnë një distancë më të shkurtër për klientët. Kremlini është shumë këmbëngulës në përpjekjet e tij, për t’ia bërë sa më të vështirë jetën Kievit, dhe për të rritur ndikimin e Rusisë mbi Ukrainën.

Ndalimi i të ardhurave nga transiti i gazit, është një mjet për ta arritur këtë synim. Njëherazi, Rusia po përpiqet ta nxitë Gjermaninë të japë miratimin përfundimtar për fillimin e punës nga “Nord Stream 2”. Nëse Rusia do të jetë në gjendje t’i arrijë ose jo të gjitha këto qëllime në të njëjtën kohë, kjo do të varet nga kushtet e tregut, politika evropiane dhe natyrisht moti.

Nga Alexander Gabuev, Foreign Policy

Etiketa: EvropënMoska

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Aksioni blic në Lushnje/ Arrestimi i kryebashkiakut, tenderi iu dha kompanisë me ofertën më të lartë

Operacioni anti-drogë në Lezhë, ja si policët dhe trafikantët ranë në “kurthin” e SPAK pas 1 vit hetim

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com