GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Salianji: Ja pse “Foltorja” nuk mund të largojë Bashën si Kryetar të PD

15:14 - 21/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji: Ja pse “Foltorja” nuk mund të largojë Bashën si Kryetar të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, në një intervistë në Ditarin e mesditës në A2 CNN foli për amendamentet kushtetuese të dorëzuara në Kuvend nga partia më e madhe e opozitës. Gjithashtu, ai u pyet edhe për Foltoren e Berishës, si dhe për pozitat e Bashës në krye të partisë.

Vetingu i politikanëve

“Ne e kemi propozuar edhe në vitin 2018 vetingun në politik, i cili u kundërshtuar në atë kohë. Nëse me dekriminalizimin arritëm të largojmë disa persona, ata vendosën përfaqësuesit e tyre për deputet apo kryetar bashkie. Nisur nga ky interes publik për të larguar këta persona që nuk kanë interesin e qytetarëve, por përqendrojnë të gjitha burimet apo pasuritë në duart e pak njerëzve, ne propozojmë një projekt të ri, ku jo vetëm ata që janë të përfshirë drejtpërdrejtë në veprimtari kriminale, por cilido që ka burim pasurie të pajustifikuar apo kontakt të papërshtatshëm, të largohet nga politika. Këtu nuk bëhet fjalë për një përfitim politik të një partie, por të të gjithë shqiptarëve”.

Propozimi për rikthimin e komunave

“Nuk ka qenë ky qëllimi. Mund të jetë bashki, mund të quhet komunë. Rëndësi ka që të ketë shërbime më afër qytetarëve, më pak harxhim të burimeve të buxheteve të shtetit. Shërbimi është larguar shumë larg vendbanimeve të qytetarëve, për këtë arsye duhet të rigrupuar”.

Zgjatja e afateve të organeve të vetingut

“Nuk kanë asnjë lidhje me propozimet tona. Ndryshimet që ne kërkojnë i shërbejnë socialistëve, demokratëve dhe njerëzve pa parti. Vetingu në drejtësi ka kohë të diskutohet në qershor. Ka ardhur vetëm një propozim me një paragraf për ndryshim të kushtetutës. Ne do të shohim të gjithë elementët dhe arsye pse nuk ka ecur deri tani. Ne do të japim përgjigje në momentin e duhur. Këtu nuk ka një këmbim. Vetingu në drejtësi në çdo rast nuk ndërpritet, është parashikuar në Kushtetutë se si vazhdon”.

Pozitat e Bashës në PD sot

“Diskutimi nuk mund të bëhet se si do të vazhdojë karriera e Bashës, por si të bëhet e mundur që të gjithë potencialet e PD të bashkohen dhe të jenë në një fokus të përbashkët në luftën ndaj qeverisë. Nuk ka qenë një vendimmarrje e lehtë ajo e Bashës, pasi gjithçka është bërë për të mos cenuar raportet me SHBA-në”.

“Foltorja” e Berishës

“Lulzim Basha nuk shkarkohet si kryetar partie sepse kërkesa për shkarkimin e kryetarit të partisë, minimalisht, duhet të nisë nga Këshilli Kombëtar me një mocion të arsyetuar dhe duhet të votohet nga 50%+1 dhe pasi të kalojë në Këshill duhet të kalojë edhe në Kuvendin Kombëtar. Këto janë elementë të palëvizshëm në këto 4 vite, përfshirë edhe kryetarin e partisë. Elementët e tjerë duhet të kenë mundësi të adresohen për t’i dhënë më shumë mundësi partisë. Askush nga ne nuk mund të dalë kundër votës së anëtarësisë, por ka rregulla dhe norma për t’u përcaktuar”.

Etiketa: BASHAfoltorjaSalianji

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Para
Messi i së ardhmes? Akademia e Arsenal nënshkruan me lojtarin më të vogël

Messi i së ardhmes? Akademia e Arsenal nënshkruan me lojtarin më të vogël

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com