GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Konkurrenca do të mbajë 1 vit nën hetim kompanitë e miellit, iu kërkon të dhëna mbi çmimet e shitjes

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Konkurrenca do të mbajë 1 vit nën hetim kompanitë e miellit, iu kërkon të dhëna mbi çmimet e shitjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të zhvillojë hetime për një viti ndaj 4 kompanive të miellit në vend. Konkurrenca përcakton se gjatë këtij viti,

katër sipërmarrjet e prodhimit dhe tregtimit të miellit duhet të paraqesin një raportim me bazë tremujore mbi kostot e importit të grurit, kostot e millit dhe çmimin e shitjes së miellit.

 Po ashtu, raportim tremujor duhet të bëjnë edhe për të dhëna lidhur me blerjet e shitjet nga kompanitë në përmbushje të detyrimeve të dhëna. Sipas AK, do të bëhet ky monitorim nëse  këto kompani do bëjnë manovra për të ndikuar në ndryshimin e çmimit për shtijën e bukës. Kujtojmë se,

Autoriteti kishte konstatuar në raportin e fundit  sjellje të bashkërenduar mes këtyre kompanive por nuk kishte vendosur për to gjobë,  gjë që çoi më pas edhe në ndarje të anëtarëve të Komisionit të Konkurrencës. Jo vetëm kaq, mos vendosja gjobë nga AK, ka ngritur debate të forta nga qytetarë dhe politikanë, duke thënë se Konkurrenca ndikohet nga qeveria e cila mbron kompanitë që shtrenjton bukën e gojës për qytetarët shqiptar.

Prej disa javësh, çdo të hënë në vend zhvillohen protesta për ngritjen e çmimit të bukës, si dhe rritjen e çmimit për energjinë dhe ushqimet bazike të shportës. Qytetarët ankohen se e kanë të pamundur të përballojnë kostot e ushqimeve dhe rritja e çmimit të bukës ishte goditja e fundit.

Në një mbledhje të zhvilluar në shtator të këtij viti edhe me praninë e përfaqësuesve të ndërmarrje dy prej tyre Juliana Latifi dhe Eduart Ypi kërkuan ndëshkimin me gjobë, nga 3.28% deri në 10% të xhiros së kompanive për vitin 2020.

Por, Autoriteti thekson se pas seancës dëgjimore e të dhënave të mbledhura, koha një vjeçare e monitorimit të katër ndërmarrjeve nuk ka qenë e mjaftueshme për të arritur në konkluzione përfundimtare, duke argumentuar se për analiza të tilla nevojiten periudha më të gjata kohore. Prandaj, Autoriteti i Konkurrencës ka vendour të  të mbajë nën monitorim edhe për një vit 4 kompanitë.

Etiketa: Cmimekonkurrencamiell

Lajme të lidhura

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet
Aktualitet

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

10:41 - 04/10/26
Para
Vettingu në politikë, Shehi: Të dënohet dikush dhe të bëhet shembull, Basha po bën lëvizje kurajoze

Vettingu në politikë, Shehi: Të dënohet dikush dhe të bëhet shembull, Basha po bën lëvizje kurajoze

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com