GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Ish-ambasadori, letër për Yuri Kim: Pse lini të qetë atë që varfëron shqiptarët

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-ambasadori, letër për Yuri Kim: Pse lini të qetë atë që varfëron shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Vili Minarolli, i cili për vite me radhë ka qenë politikan dhe deputet i PD-së, i është drejtuar me një letër të hapur ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, lidhur me zhvillimet politike në vend.

Ndërsa shkruan se nuk mbështet asnjë politikan të korruptuar, ai kërkon që faktet e provat që mund të kenë ndaj ish-kryeministrit Berisha, t’i dërgojë në SPAK. Duke e cilësuar si një vendim politik shpalljen non grata të Berishës nga Sekretari amerikan i Shtetit, Minarolli pyet ambasadoren Kim se pse po le të qetë atë që varfëron çdo ditë shqiptarët, duke nënkuptuar këtu Kryeministrin Edi Rama.

Vili Minarolli

Letra e hapur drejtuar Yuri Kim

Po ju drejtohem publikisht zonja Juri Kim:

E nderuar ambasadore e SHBA ne Shqiperi.

Jam nje person tashme ne moshe te trete, jashte cdo funksioni publik a shteteror. Familja ime ne breza ka luftuar me pushke dhe pene ne te mire te vendit dhe ka qene gjithmone nje frymezuese e dashurise per vendin qe perfaqesoni. Ne vitin 1944 me ardhjen e komunisteve, nje pjese jo e vogel u pushkatuan, u burgosen ( nder ta edhe im ate)dhe u internuan me pakufi vite dhe nje akuzat ishte ajo e agjentit te Amerikes.

Pas viti ‘90 edhe une kam qene ne postin qe ju keni sot dhe kam punuar ngushte me ish koleget tuaj ne sherbim te probleme qe ishin ne interes te ceshtjes tone kombetare. Deren e tyre e kam patur te hapur ne cdo kohe dhe mendimet e tyre kane qene me shume vlere per mua si nje diplomat i ri. Po ju permend tre prej tyre: Ambasadorin Rudolf Perina, nje diplomat i shkelqyer me te cilin bashkepunuam ne Beograd per ceshtjen e reprezaljeve te regjimit te Milloshevicit ndaj popullsise shqiptare te Kosoves .

Ne Athine me ambasadorin Carls Ritz bashkepunuam ngushte per te shmangur veton greke per antaresimin ne NATO. Mendimet e tij por edhe veprimet e tij ndikuan ndjeshem ne zgjidhjen e problemit. Ne vjene pata po ashtu marredhenie shume miqesore me ambasadorin Ëilliam Eko III, nje mik i afert i Presidentit Obama.

Te gjithe keta ma permendnin dashurine e shqiptareve per vendin e tyre dhe e tregonin hapur mbeshtetjen e tyre per ne.

Zonja ambasadore, kam vene re ( ndoshta gabohem)se me disa veprime tuaja preferenciale, po ndikoni ne ngjalljen e nje fryme antiamerikane ne gjysmen e popullsise ne Shqiperi. Sinqerisht e kam te veshtire te kuptoj arsyen, kur nga njera ane deklaroni per luften kunder korrupsionit dhe nga ana tjeter institucionet e larta ne vendin tuaj e klasifikojne regjimin ne Shqiperi te pa pranueshem per standartet tuaja dhe vlerat qe perfaqesoni si vend.

Ju siguroj se do te deshtoni ne kete sipermarrje qe keni nderrmarre ju dhe eproret tuaj. Kete gje e provoi diktatura komuniste per 45 vjet dhe nuk ja arriti. Ju kujtohet pritja qe iu be ne Tirane Zotit James Baker ne qershor te ‘91, vetem disa muaj pas rrezimit te regjimit. E papare ne historine dhe politiken amerikane.

Ju keni marre nje fushate ndaj nje ish Presidenti dhe dy here Kryeminister deri dhjete vite me pare. Ne keto vite ai ka qene vetem nje ze i fuqishem ne parlament kunder korrupsionit, kunder kanabizimit te vendit , kunder krimit te organizuar me emra dhe… nuk po permend te tjera qe i keni cdo muaj nga DASH dhe asnje kundershtim apo kunderveprim nga mazhoranca.

Sinqerisht nuk mbroj asnje njeri te korruptuar qe ka demtuar buxhetin e shqiptareve. Ju thoni se keni ndertuar nje drejtesi qe do te jape drejtesi. Pse nuk i paraqisni tek drejtesia e reformuar?

Me aq sa kuptoj nga politika mendoj se ka nje plan nga ju per vendin tim. Ju e deklaruat para disa muajve se zgjedhjet do i fitonte mazhoranca ne fuqi, kur i kerkuat te mos perfshinte nje deputet ne kabinetin e ri, jo nuk thate asnje fjale per patronazhistet dhe perfshirjen e krejt aparatit shteteror dhe lokal ne tjetersimin e votes dhe… pa u shprehur KQA, legjitimuat zgjedhjet. Ky nxitim ishte per te bllokua cdo perpjekje te opozites dhe ia arritet me ane te kryetarit te saj.

Me aq sa di une dhe mbare shqiptaret, ky person ish nga me te rendesishmit ne politiken shqiptare, ka patur respektin dhe mbeshtetjen e Presidenteve te vendit tuaj dhe i kane qendruar prane ne proceset e integrimit euroatllantik. Ai ka qene i ftuar disa here ne Shtepine e Bardhe dhe ne institucionet me te larta te vendit tuaj, duke u vleresuar per punen ne dobi te vendit dhe Kombit shqiptar.

E permenda, po sinqerisht nuk arrij te kuptoj pse ky sulm ndaj nje personi qe gezon respekt tek partia qe themeloi dhe drejtoi? Kujt i prish pune fjala e tij?Ndoshta gaboj por me duket si nje veprim i paster politik, per te lene te qete dike qe varferon vendin. E di qe nuk do me pergjigjeni, megjithate ju falenderoj neqoftese e lexoni.

Lajme të lidhura

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë
Aktualitet

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)
Aktualitet

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

16:28 - 17/05/26
Para
Erdogan në Asamblenë e OKB: Talebanëve u mungon lidershipi gjithëpërfshirës

Tjetër përplasje mes Erdoganit dhe perëndimit, do të shpall 10 ambasadorë “non grata”

TË FUNDIT

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe
Kosovë & Rajon

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

09:12 - 18/05/26

Ditën e sotme, në orën 16:30, studentët shqiptarë do të protestojnë para Urës së Gurit në Shkup për kryerjen e provimit të...

Lexo më shumë
Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26
Avokati: A mund të bëhet kurban shefi i policisë për dështimet e bashkisë dhe institucioneve shtetërore

Avokati: A mund të bëhet kurban shefi i policisë për dështimet e bashkisë dhe institucioneve shtetërore

08:53 - 18/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 18/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026

07:49 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com