Një makinë policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë Maternitetit të ri.
Shkak i përplasjes së mjetit me shtyllën është bërë shpejtësia dhe lagështira, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.