GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tritan Shehu:  Kuvendi që do mbledhë Berisha do rregullojë gabimet e Bashës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tritan Shehu:  Kuvendi që do mbledhë Berisha do rregullojë gabimet e Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka deklaruar ditën e sotme se ai mbështet përpjekjet e Berishës për ngritjen e Kongresit, duke thënë se kështu mund t’i kthejnë partisë atë që meriton. Sipas Shehut, Kongresi do tregojë që ky vend duhet të eci me liri dhe demokraci të vërtetë, madje do të eliminojë gabimet e bëra deri më tani nga drejtuesi aktual.

“Kongresi, eveniment demokratik për një parti demokratike! Veçanërisht kur e kërkon shumica dërmuese e pjesëmarrësve të tij. “Vox populi, vox Dei” – thoshin dikur latinët: këtë nuk duhet ta harrojë kërkush! Kongresi është një kuvendim i gjerë, shkëmbimi mendimesh, debatesh…Kongresi, edhe referendumet janë momente ku merr forcë vota e lirë, njerëzit! Kjo është demokracia me pjesëmarrjen e anëtarësisë në vendimmarrje, zgjerimin e bazës së dialogut, me mundësinë për të arritur në konkluzione sa më të drejta, racionale, duke minimizuar gabimet e rritur transparencën”, shkruan ai.

Sipas tij, të tilla aktivitete, kongrese, debate janë pjesë e aktivitetit demokratik të çdo force politike perëndimore, që është apo aspiron të kthehet në maxhorancë. “Të tilla aktivitete, kongrese, debate janë pjesë e aktivitetit demokratik të çdo force politike perëndimore, që është apo aspiron të kthehet në maxhorancë. Kjo është e vërteta dhe këtu jo vetëm nuk ka asnjë fije anti perëndim, anti amerikanizëm, anti europianizëm, por përkundrazi kjo nevojë është e bazuar mbi atë eksperiencë e përvojë, pjesë e së cilës jemi dhe ne si anëtarë të PPE”, shprehet ai. Ndërkohë, Berisha ka njoftuar se në “foltoren” e radhës do vendosë se kur do të mblidhet Kuvendi.

Etiketa: berishaPDTritan Shehu

Lajme të lidhura

Kushtetuesja pezullon gjobat për protestuesit, policia shqyrton zbatimin e Kodit Rrugor
Breaking Views

Kushtetuesja pezullon gjobat për protestuesit, policia shqyrton zbatimin e Kodit Rrugor

22:40 - 27/11/26
Protesta e 28 nëntorit/ Ambasada amerikane apel shtetasve të saj: Qëndroni larg institucioneve qeveritare
Breaking Views

Protesta e 28 nëntorit/ Ambasada amerikane apel shtetasve të saj: Qëndroni larg institucioneve qeveritare

22:20 - 27/11/26
Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon rrëzimin e akteve hetimore dhe provave ndaj tij
Breaking Views

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon rrëzimin e akteve hetimore dhe provave ndaj tij

21:00 - 27/11/26
Para
30-vjeçari dibran u akuzua për përdhunim, pas 2 muajsh burg denoncuesja rezultoi e virgjër

30-vjeçari dibran u akuzua për përdhunim, pas 2 muajsh burg denoncuesja rezultoi e virgjër

TË FUNDIT

“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.
Breaking Views

“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.

23:30 - 27/11/26

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos zbatojë standarde të dyfishta në procesin...

Lexo më shumë
Mesazhet e Sky ECC zbulojnë lidhjet me bandën shqiptare të kokainës/ Dënohet kikboksieri i njohur Jamal Ben Saddik

Mesazhet e Sky ECC zbulojnë lidhjet me bandën shqiptare të kokainës/ Dënohet kikboksieri i njohur Jamal Ben Saddik

23:05 - 27/11/26
Kushtetuesja pezullon gjobat për protestuesit, policia shqyrton zbatimin e Kodit Rrugor

Kushtetuesja pezullon gjobat për protestuesit, policia shqyrton zbatimin e Kodit Rrugor

22:40 - 27/11/26
Protesta e 28 nëntorit/ Ambasada amerikane apel shtetasve të saj: Qëndroni larg institucioneve qeveritare

Protesta e 28 nëntorit/ Ambasada amerikane apel shtetasve të saj: Qëndroni larg institucioneve qeveritare

22:20 - 27/11/26
Ferma e kanabisit, 302 mijë paund/ Gjykata angleze dënon dy shqiptarët dhe kërkon dëbimin e tyre

Ferma e kanabisit, 302 mijë paund/ Gjykata angleze dënon dy shqiptarët dhe kërkon dëbimin e tyre

22:01 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com