GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka Botërore: Amnistia fiskale hap i gabuar, rrisni konkurrencën dhe barazinë në treg

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Banka Botërore: Amnistia fiskale hap i gabuar, rrisni konkurrencën dhe barazinë në treg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hilda Shijaku, ekonomiste e lartë në zyrën e Bankës Botërore në Tiranë, ka deklaruar ditën e sotme se institucioni ku ajo punon nuk e mbështet amnistinë fiskale. Sipas saj, ky hap do të çonte në përkeqësim të ekonomisë dhe nuk reflekton ndihmues për bizneset e vogla dhe familjeve në nevojë. Sakaq ajo këshilloi që qeveria të bëjë kujdes me shpenzime, si dhe me ndarjen e asistencës për familjet e varfra.

“Përgjithësisht ulja e taksave nuk ka targetim të mire. Bëhet me synimin e mirë për të ulur barrën e shportës së konsumatorit, por prek më shumë se çfarë është e synuar. Ka një efekt më të gjerë edhe te ata që nuk kanë nevojë për një gjë të tillë. Nga ana tjetër, skemat e asistencës sociale, kur janë të targetuar, shkojnë pikërisht aty ku duhet. Shqipëria vuan nga një bazë shumë e vogël tatimore. Të ardhurat publike janë ndër më të ulëtat në krahasim me vendet e rajonit”, u shpreh ajo.

Shijaku tha se, ajo çka rekomandohet është që qeveria të rrisë më tej mbledhjen e të ardhurave, duke ofruar edhe një lloj barazie në treg. “Është në dy drejtime: e para rritja e pajtueshmërisë tatimore. Ajo është potenciale kryesore në drejtim të rritjes së të ardhurave. Nga ana tjetër, edhe kuadri fiskal duhet të jetë i tillë që mos të krijojë mundësi për bizneset që të zgjedhin forma operimi për t’iu shmangur detyrimeve tatimore. Nëse duam të taksojmë, kemi parimet e barazisë, progresivitetit, të shohim se si aplikohet kjo te tatim paguesit në realitet”, shtoi Shijaku.

Pak ditë më parë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë që të mos aplikojë më gjatë amnistinë fiskale, por të rrisë transparencën dhe të eliminojë informalitetin.

Etiketa: amnisti fiskaleBBinfomalitetin

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Debat mbi mbajtjen e maskës dhe vaksinimin e detyrueshëm në SHBA

COVID në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 15 të vdekur në 24 orë

TË FUNDIT

Gjimnazistët e Tiranës dhe Kamzës bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen protestës së studentëve
Aktualitet

Gjimnazistët e Tiranës dhe Kamzës bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen protestës së studentëve

08:32 - 15/10/26

Nxënësit e disa gjimnazeve në Tiranë kanë bojkotuar sot mësimin për tiu bashkuar protestës së studentëve të cilët kërkojnë dorëheqjen...

Lexo më shumë
Lëvizja studentore/ Reagon për herë të parë kryeministri Rama, kërcënon opozitën dhe protestuesit: Do ta paguani!

Lëvizja studentore/ Reagon për herë të parë kryeministri Rama, kërcënon opozitën dhe protestuesit: Do ta paguani!

08:18 - 15/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Tetor 2026

07:58 - 15/10/26
Gazeta gjermane BILD: Protestuesit i vënë flakën Tiranës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Gazeta gjermane BILD: Protestuesit i vënë flakën Tiranës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

07:51 - 15/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 15 Tetor 2026

07:39 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com