GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Transporti publik, Veliaj kujtohet pas 7 ditësh kaos. Takon bizneset për propagandë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Transporti publik, Veliaj kujtohet pas 7 ditësh kaos. Takon bizneset për propagandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka patur njëjtakim me përfaqësues të transportit publik, pas kaosit që është shkaktuar në kryeqytet me vendimin e operatorëve për të përgjysmuar flotën e urbanëve, sepse ishin në një gjendje të vështirë ekonomike. Kujtojmë se  një javë më parë Shoqata e Trasportit Publik njoftoi se të punojnë me gjysmën e numrit të austobusëve, gjë e cila krijoi kaos të vërtetë dhe rëndoi mbi qytetarët. Në ata deklaratë, përfaqësuesit e transportit publik thanë se  dolën në këtë përfundim për shkak se qeveria nuk iu ka dhënë mbështetjen që iu premtoi kur filluan punë pas hapjes së pandemisë.

Ndërkohë ditën e sotme Veliaj ka tentuar t’i  qetësojë me një sërë premtimesh që në kaq vite nuk janë mbajtur, propagandë e përsëritur në çdo vit. Veliaj tha se, do merren disa veprime për të zgjidhur këtë ngërç me qëllim që qytetarët të mos ndikoheshin kaq shumë nga vendimet e marra nga përfaqësuesit e transportit publik. Ai shtoi se do të rishikohet mundësia e rimbursimit të akcizës, TVSH-së dhe gjithashtu edhe fondi prej 1 milion eurosh për të bërë të mundur subvencionimin e operatorëve.

“Ju keni kërkuar edhe rimbursimet që ju keni kërkuar për personat me aftësi të kufizuara, studentët etj. Edhe pse ligji thotë që ka kategrori që subvencionohen por ne nuk e kemi marrë këtë faturë. Por gjithsesi do të kemi një numër konkret të personave që e kanë përfituar këtë shërbim dhe ju të merrni atë çfarë ju takon. Gjëja tjetër që dua të them meqë përmenda kategroitë sociale, fakti që ne nuk kemi kontestuar diçka të tillë nuk do të thotë që nuk na intereson. Kur shoh që përzihet nga urbani një veteran luftë është turp dhe fyerje. Ne si fillim jemi shqiptarë. Bashkia e Tiranës do ofrojë një fond prej 1 milion eurosh si një fillim i ri”, tha ai.

Ndërsa për shitjen e aboneve në mënyrë informale, Veliaj tha se faj kanë edhe vetë operatorët e transportit, pasi ata i shpërndajnë  dhe prishin konkurrencën.  “Shiten abone dhe bone thesari shkëmbehen kesh me zinxhira florir tek Banka e Shqipërisë. Kjo është për turp. Po kush ja jep këto atij personit? Sigurisht që operatorët. Unë them që teknologjia me GPS, barkodet për abonetë duhet të jenë pjesë e diskutimeve. Ndryshe ne do të hedhim vetëm para dhe nuk do kemi zgjidhur thelbin e kësaj plage”,  tha ai.

Kryebashkiaku tha se kushti i vetëm ishte që urbanët duke filluar që tani e tutje të përdornin GPS, në mënyrë që të bëhej i mundur identifikimi i kilometrave të kryera dhe gjithashtu të futeshin barkode të caktuara në mënyrë që mos të shiteshin më abone të falsifikuara.

“Do bëjmë kompensime por cilësinë dhe trasparencën. Nuk janë paratë e mia se po të ishin të miat do ua falja, por janë para të publikut. Pra kapacitet për kilometër, cili autobuz shkoi ku. Sigurisht jam gati të rishikoj prapë buxhetin nëse kjo nuk mjafton. Por sigurisht që do të monitorohen nga GPS. Dua t’ju them që paketa që kemi për të miratuar, ka të bëjë edhe me përdorimin e korsive të miratuara”, tha ai.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e transportit publik  janë shprehur të vendosur se nuk fillojnë plotësisht punën, pa iu plotësuar kushtet e tyre.

Etiketa: PremtimetransportVeliaj

Lajme të lidhura

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri
Breaking Views

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu
Breaking Views

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26
Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat
Breaking Views

Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat

19:11 - 05/08/26
Para
PSG, Liverpool dhe Barcelona trembin Milan, në garë për yllin e sulmit të ‘Djallit’

Milan, me forca të plota përballë Torinos, rikthehen dy yjet e skuadrës

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com