GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë, del përgjigjja e ekspertizës ligjore

16:04 - 25/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë, del përgjigjja e ekspertizës ligjore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër turistët rusë Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç kanë vdekur nga helmimi. Në këtë përfundim ka dalë  Ekspertiza e Mjekësisë Ligjore, por ende mbetet mister lënda që e ka shkaktuar këtë helmim të rëndë që solli vdekjen e katër rusëve.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Kavajës ka kërkuar ndihmë nga një laborator privat në Shqipëri për të analizuar ujin e pishinës dimërore ku po relaksoheshin turistët rusë.

Trupat e tyre janë tërhequr nga djali i vetëm i familjes Aleksandër Burenkov. Ambasada ruse në Shqipëri ka bërë me dije se trupat e tyre do tu nënshtrohen një tjetër ekspertize për të krahasuar rezultatet e saj me atë të Shqipërisë.

Ndërkohë  më parë, Ministria e Drejtësisë ika kërkuar nga mjekësia ligjore informacion të përshpejtuar mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës. Ende nuk dihet nëse kjo bëhet për shkak të përgjigjeve negative të njëpasnjëshme nga ana e institucioneve, të cilat duhet të bënin ekzaminimet e provave apo nëse ka një kërkesë të tillë nga Moska zyrtare. Më parë Ambasada Ruse në Shqipëri ka bërë me dije sepse një ekspertizë shtesë mund të kryhet mbi trupat e pajetë për të mësuar mbi shkaqet e vdekjes së tyre, ndërsa shpresonin në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, përfundime të cilat ende nuk po vijnë.

Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik nuk ka konstatuar asnjë anomali në ujin e dërguar për ekspertim ndonëse nuk ka kthyer ende një përgjigje zyrtare, ndërsa për pjesët e peskavicave, Instituti i Sigurisë Ushqimore u shpreh se, nuk mund të ndihmojë dot në hetime pasi nuk është në kompetencën e tyre ligjore. Kur ka kaluar më shumë se një javë nga ngjarja e rëndë një seri institucionesh kthyen përgjigje negative mbi ekspertimet, ndërsa përkthimi i marrjes në pyetje të dëshmitarëve u bë nga një përkthyes jo i licencuar nga ana e ministrisë së drejtësisë, e cila tashmë kërkon përgjigje të rezultateve.

Etiketa: ekspertizatruiste ruse

Lajme të lidhura

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Para
12 raste të reja me Covid në Kosovë në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Situata drejt normalizimit, ulen rastet me Covid-19 në Kosovë

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com