GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

50 cent një bukë, 1 euro e 60 cent një litër vaj: Fajësohet qeveria për gjendjen e krijuar

20:41 - 25/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
50 cent një bukë, 1 euro e 60 cent një litër vaj: Fajësohet qeveria për gjendjen e krijuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e produkteve ushqimore, përfshirë edhe atyre më bazike janë rritur së fundmi në vend. Për këtë qytetarë të shumtë janë ankuar te Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Nga kjo e fundit fajësojnë qeverinë për gjendjen e krijuar.

50 centë do t’i kushtojë qytetarëve nga sot buka në komunën e Pejës, nga 40 sa ishte deri tani. E më shtrenjtë po u kushtojnë edhe produktet tjera, shumë prej të cilave bazike.

Mbi 1 euro e 50 cent qytetarëve po u kushton vetëm një shishe vaj, e rreth 90 cent një litër qumësht.

Më shtrenjtë qytetarëve po u kushtojnë edhe djathi, vezët, perimet, sheqeri, ëmbëlsirat e produktet tjera.

Kështu së paku thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Në statistikat e paraqitura nga kjo Agjenci, shihet se në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit janë rritur çmimet për disa produkte.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5%); mish (1.9%); qumësht, djathë dhe vezë (7.7%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (28.2%); perime (19.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.1%); pijet alkoolike (3.8%); duhan (2.7%)”, bëhet e ditur nga ASK.

E rritja e çmimeve ka ngjallur pakënaqësi te qytetarët.

Kryetari i organizatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku ka thënë për Express se kanë pranuar ankesa nga qytetarët në lidhje me ngritjen e çmimeve.

Ai është shprehur se numri më i madh i qytetarëve që kanë ankesa heshtin për shkak se nuk besojnë që institucionet do të ndërmarrin ndonjë veprim.

“Ankesa ka, qofshin ato të drejtpërdrejta qofshin ato që po vinë nëpërmes rrjeteve sociale dhe mjeteve të informimit, por numri më i madh i ankesave është në heshtje, që do të thotë se qytetari konsumator nuk pret zgjedhje dhe nuk beson në asnjë institucion që do të bëjë diçka”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se qeveria po hesht sa i përket gjendjes së krijuar dhe se po u arsyetohet se rregullatori i çmimeve është tregu.

“Qytetari konsumator dhe familja konsumatore taksapaguese është financuese e shtetit dhe natyrisht se rriten shpenzimet edhe të qytetarët konsumatorë ndërsa qeveria heshtë dhe arsyetohet se rregullatori i çmimeve është tregu. Ne si organizatë e kemi thënë se nëse do të kishte treg do të kishte edhe reagim adekuat të tregut, nëse nuk ka treg atëherë qeveria duhet të tregojë pse nuk reagon tregu, ose ku e sheh ajo tregun. Në tregun e mirëfilltë po të ekzistonte, qytetarit konsumator do t’i jepej mundësia, do t‘i njihej e drejta kushtetuese për matjen e cilësisë së mallrave”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ngritja e çmimeve për karburante dhe energji elektrike ka ndikuar edhe në ngritjen e çmimeve në produkte tjera. E siç shton ai, për këtë gjë do të duhej të mendohej me kohë.

Ndërsa, njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj ka thënë për Express se rritja e çmimeve ka qenë gjë e pritshme, për shkak që, sipas tij, bizneset nuk kanë marrë përkrahjen e merituar nga ana e qeverisë.

Sipas tij, kriza do të thellohet edhe më shumë për shkak se do të varfërohet shporta e konsumit te qytetarët.

“Bizneset nuk morën përkrahjen e merituar nga qeveria për rimëkëmbje ekonomike kështu që janë detyruar që të marrin këto veprime në parim jo të mira por biznesi është i orientuar nga fitimi përndryshe nuk mund të ekzistoj, pra bizneset nuk janë shoqata humanitare. Barra i bie qeverisë që nuk i ka përfillur kërkesat e bizneseve njëherit edhe thirrjen e vazhdueshme nga njohësit e ekonomisë duke u sjellur komod si një qeveri e shumicës. Për fat jo të mirë kriza do të thellohet edhe më shumë sepse do të varfërohet shporta e konsumit tek qytetarët dhe do të ngritët pakënaqësi dhe kjo e bënë edhe më të rëndë perspektivën në vend kjo do jetë edhe një shtytje për të ikur nga vendi”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse kryeministri Albin Kurti nuk merr vendime për të stabilizuar çmimet për produktet bazë, atëherë mund të përballet edhe me protesta.

“Si përfundim duhet të ketë të qartë kryeministri Kurti që nëse nuk merr vendime një hap e para për të stabilizuar çmimet për produkte jetike dhe esenciale mund t’i vie fundi durimit të qytetarit do të përballet me protesta masovike për faktin që qytetari e ka pritur si shpëtimtar e jo të ia rëndoj jetën edhe më shumë”, ka shtuar ai.

Rritja e çmimeve të naftës pritet të vazhdojë deri në janar

Përveç ngritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, dukshëm janë rritur edhe çmimet e naftës.

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për Express se ka reduktim të prodhimit andaj edhe çmimet e derivateve janë rritur.

Ai është shprehur se rritja e çmimeve do të vazhdoj deri në janar të vitit të ardhshëm.

“Çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Këto rritje të çmimit të derivateve e kanë përfshirë tërë botën. Kur kemi reduktim të prodhimit, çmimet rriten. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion. Ndërsa benzinën e ka çmimin si te ne. Ne e kuptojmë gjendjen ekonomike te qytetarëve në Kosovë që është e rëndë, po rritje të çmimeve do të kemi deri në janar, sipas organizatës prodhuese OPEC”, ka treguar ai.

Berjani ka deklaruar se rritja e çmimit të naftës ndikon edhe në rritjen e çmimit të biletave të autobusëve.

Mirëpo, përkundër rritjeve, sipas tij Kosova i ka çmimet më të lira në rajon pas Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket rritjes së çmimeve, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës.

Ndërsa, përveç rritjes së çmimeve për produktet ushqimore e për naftë, në vend janë rritur çmimet edhe për mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje, pajisje shtëpiake, veglat dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht, blerje të automjeteve, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë dhe pajisjet e transportit personal. /Express/

Etiketa: bukeqeveri

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Para
Doza e tretë e vaksinës, SHBA drejt miratimit

Doza e tretë e Moderna, EMA jep miratimin

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com