GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Reduktimi i TVSH-se, ligji që politika u ka “borxh” shqiptarëve

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Reduktimi i TVSH-se, ligji që politika u ka “borxh” shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza që po përfshin dita-ditës vendin tonë me rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe kostos së jetesës ,krahas pagave dhe pensioneve të mbetura konstante, ka sjell nevojën e uljes së tatimit mbi vlerën e shtuar, kryesisht mbi mallrat e shportës bazë ushqimore.

Partia Demokratike siç edhe është lajmëruar më herët nga kryetari Lulzim Basha do të depozitoj sot projektligjin për reduktimin e TVSH-së nga 20% siç është aktualisht në vetëm 6%.

Partia Demokratike në këtë nismë konkrete  të ndërrmarrë synon  arritjen e dy objektivave kryesorë: uljen e cmimit të produkteve të konsumit bazë si rezultat i uljes së zinxhirit të kostos nëpërmjet uljes së detyrimit tatimor si dhe zbutjen e varfërisë nëpërmjet mbajtjes në kontroll të cmimeve të produkteve bazike të shportës ushqimore, duke u dhënë mundësi për jetesën shtresave të varfra dhe më specifikisht rreth 20% të popullsisë, që jeton me 1 USD për individ në ditë.

“Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 “Për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, shoqëruar me relacionin përkatës, të propozuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (gjysma e shpenzimeve të shqiptarëve kalon për mallrat e konsumit të përditshëm).

Në prononcimet e tij kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha ka theksuar se  është iniciuar nga fakti se përkthyer në shifra, sipas tij 97% e shqiptarëve vuajnë nga varfëria dhe kjo jo thjesht për shportën ushqimore në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të gjithë ato mallra të cilat afektojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Opozita ka nënvizuar se reduktimi i TVSH-së nga 20 % ne 6% do të jetë një premtim i mbajtur për të dy kahet e politikës shqiptare, pasi kur partitë kryesore kanë qenë në opozitë kanë kërkuar këtë ndryshim.

Partia Socialiste që sot gëzon pushtetin në vitin 2011 kur ishte në opozitë kërkonte vazhdimisht uljen e TVSH-së për çmimet e shportës, madje duke ngulmuar në shkuarjen e TVSH-së në 0 për kategori specifike.

Për opozitën ky projektligj që pritet të depozitohet në seancën e rradhës të kuvendit nuk është thjesht dhe vetëm propozim politik, por një hap i domosdoshëm për të ndihmuar qytetarët që sot janë në nevojë ekstreme.

Etiketa: PARAKRIZEPartia DemokratikePartia Socialisteshporta ushqimoreTVSH

Lajme të lidhura

“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 
Aktualitet

“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

13:57 - 03/08/26
Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”
Aktualitet

Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

13:33 - 03/08/26
Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit
Aktualitet

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

13:07 - 03/08/26
Para
Qeveria dërgon projektligjin për Buxhetin në Kuvend, kush do të ketë rritje pagash

Qeveria dërgon projektligjin për Buxhetin në Kuvend, kush do të ketë rritje pagash

TË FUNDIT

“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 
Aktualitet

“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

13:57 - 03/08/26

Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme , në kuadër të zbatimit të masës së...

Lexo më shumë
Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

13:33 - 03/08/26
Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

13:26 - 03/08/26
Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 

13:25 - 03/08/26
Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

13:07 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com