GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Burrel, vrau burrin me armë zjarri, dënohet me 9 vite burg

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Burrel, vrau burrin me armë zjarri, dënohet me 9 vite burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi dënimin me 9 vite burg për 39-vjeçaren Violeta Donaj, e cila tre vite më parë vrau Kujtim Donajn, bashkëshortin e saj në tregun e Milotit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 qershor të vitit 2018, Violeta Donaj ekzekutoi bashkëshortin me armë zjarri.

Gjykata e Apelit ndryshon cilësimin e veprës penale me argumentimin se autorja e krimit kreu vrasjen në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike.

Gjykata pranoi kërkesën e gruas për ndryshimin e vendimit penal, përsa i përket cilësimit juridik të veprës penale nga “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” në veprën penale “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”  dhe në zbatim te nënit 55 te K.Penal. “Me ndryshimin e veprës penale, dënimi përfundimtar i të pandehurës Violeta Donaj  bëhet 9 vjet burg” thuhet në njoftimin e gjykates

Më 9 tetor 2020  Gjykata e Kurbinit e kishte dënuar me 17 vite burg për kryerjen e e veprës penale “Vrasja per shkak te marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, “ Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit ”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal.

Ngjarja e rëndë, që tronditi banorët e zonës ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, 17 gusht 2018. Çifti Donaj, prindër të dy fëmijëve, frekuentonin çdo fundjavë këtë treg, ku shisnin produkte të ndryshme dhe me të ardhurat e përfituara mbanin familjen.

Pasi ka qëlluar me katër plumba ndaj Kujtim Donaj, 35 vjeçarja tentoi të largohet, por u vu në pranga nga uniformat blu. Atëherë në dëshminë e parë që u publikua në media gruaja kishte thënë se bashkëshorti i saj luante bixhioz dhe ishte xheloz , situate kjo që shkaktonte debate në familje dhe që e detyroi atë të kryente krimin.

Në aplikim e gjykimit të shkurtuar dënimin përfundimisht me 17 vjet burgim.Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga e pandehura Violeta Donaj, ku kërkoi ndryshimin e vendimit penal, për sa i përket cilësimit juridik të veprës penale nga “Vrasja për shkak te marrëdhënieve familjare” në veprën penale “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.

Gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehurën Violeta Donaj,u zhvillua në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak te marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit ”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 485 datë 26.10.2021 vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr.1008-136, datë 09.10.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, lidhur me veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal. Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër të tij, si më poshtë: Deklarimin fajtore të të pandehurës V.D, për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike” parashikuar nga neni 82 i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim. Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, dënimin përfundimtar të të pandehurës me 9 vjet burgim.

Etiketa: dHUNEGjykata e ApelitVrasje

Lajme të lidhura

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Para
Dhunoi babanë dhe i shkatërroi pronën, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Dhunoi babanë dhe i shkatërroi pronën, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com