GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gjyqi i Haradinajt dhe Gucatit, dëshmon gazetari kosovar, gazeta ku punoi del me një sqarim

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyqi i Haradinajt dhe Gucatit, dëshmon gazetari kosovar, gazeta ku punoi del me një sqarim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari nga Kosova, Halil Berisha, është paraqitur si dëshmitar në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale ku po gjykohen krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Ai tha se është detyruar nga Specialja të paraqitet sot për të treguar se si dhe kush ia kishte ofruar dokuemntet konfidenciale që i rodhën kësaj gjykate.

Një sqarim për këtë çështje e ka bërë Gazeta Infokus, ku ka punuar Berisha. Kjo gazetë thotë se gazetari Halil Berisha nuk është dëshmitar kundër krerëve të OVL-UÇK-së.

Lexo Edhe:

 “Me punën dhe profesionalizmin e tij ai ka mbrojtur vlerat UÇK-së e në rastin konkret krerët e organizatave të UÇK-së duke mos publikuar dosjet qe kishte në posedim të siguruara në konferencën publike për media”, thuhet në sqarimin e Infokusit.

Sqarimi i plotë i këtij mediumi:

Gazetari, Halil Berisha pa vullnetin e tij, të martën është paraqitur në procesin e gjykimit të dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj, lidhur me publikimin e dokumenteve të pretenduara si “dokumente të Gjykatës Speciale”.

Për hirë të korrektësisë, Gazeta Infokus sqaron se gazetari Halil Berisha, nuk është dëshmitar kundër krerëve të OVL-UÇK-së. Me punën dhe profesionalizmin e tij ai ka mbrojtur vlerat UÇK-së e në rastin konkret krerët e organizatave të UÇK-së duke mos publikuar dosjet qe kishte në posedim të siguruara në konferencën publike për media.

Halil Berisha, i cili në atë kohë ishte redaktor dhe gazetar në Gazetën Infokus, me profesionalizëm të lartë dhe kujdes maksimal ka trajtuar të gjitha materialet në posedim.

Njëkohësisht, në koordinim me kolegjiumin e redaksisë, është vendosur që të mos publikohet asnjë dokument, përkundër interesimit publik, duke konsideruar se mund të kenë pasoja për palët e përfshira e njëkohësisht edhe për vetë krerët e OVL-UÇK-së.

Gjithashtu, kemi qenë të kujdesshëm për ta ruajtur kopjen të cilën e kemi pasur në posedim, të siguruar në konferencën e OVL-UÇK-së, në mënyrë qe ajo mos të shpërndahet e me pas të publikohet nga ndonjë palë tjetër.

Pra me kujdesin më të madh, duke ruajtur kofidencialitetin e çdo të dhëne të ndjeshme në ato dokumente, gazetari Berisha e ka kryer detyrën e gazetarit me përgjegjësi të lartë morale e profesionale.

Në këtë rast, kemi vendosur kështu duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat dhe kemi vepruar konform parimeve gazetareske dhe legjislacionit.

Gazeta Infokus, ka njoftuar edhe kur janë marrë këto dokumente nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Këtë e kemi bërë duke konsideruar se një gazetar apo redaksi derisa vendos se një dosje është e njëshme dhe nuk mund të jetë e qasshme për publikun atëherë nuk duhet të jetë në duart të gazetarëve.

Dokumentet të cilat i kishte Infokusi për shkak të ndjeshmërisë së lartë ishin ruajtur me kujdesin më të madh, duke mos cenuar asnjë informatë të ndjeshme.

Etiketa: Kosove

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Veliaj nuk u ndahet skandaleve,  14 milionë lekë për blerje kasash i jepen fituesit pa garë

Veliaj nuk u ndahet skandaleve, 14 milionë lekë për blerje kasash i jepen fituesit pa garë

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com