GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ambulancat me motorë të djegur, lopët janë specie në zhdukje”, Korreshi godet sërish me deklaratat

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ambulancat me motorë të djegur, lopët janë specie në zhdukje”, Korreshi godet sërish me deklaratat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deklaratat e deputetit bënë shumë bujë në parlament, madje duke shkaktuar të qeshura nga të pranishmit në sallë, por për Saimir Korreshin është mënyra më e mirë për të treguar realitetin.
Deputeti lushnjar ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra në kuvend, ku me anë të tyre ka dashur të tregojë realitetin në qytetin e tij. E zgjedhur në këtë mënyrë për shkak se gjuha e përdorur duhet të jetë sa më e thjeshtë që të kuptohet nga qytetarët.
“Të hysh në Spitalin e Lushnjës të del miu nga këmbët e mos dish nga të vesh. Ku jetoni ju, në çfarë bote? Miu thyen kokën…”, deklaronte në sallë Korreshi.
Në lidhje me këtë deklaratë, deputeti u shpreh se donte të tregonte situatën alarmante në të cilën ndodhet vërtet spitali i Lushnjës. Pacientët shtrohen në mëngjes, por detyrohen të dalin nga spitali në darkë, pasi mungojnë kushtet e nuk mund të qëndrohet. Sipas tij, qeveria propagandon, por në të vërtetë situata është totalisht ndryshe. Ishte një deklaratë spontane e jo si e kolegëve deputetë, të cilët i kanë të gatshme.
“Po të verifikosh ambulancat e Lushnjës njëra ka djegur motorin dhe akoma nuk është rregulluar 2 të tjera janë për skrap dhe 3 që kanë ngelur janë hapa dollapa mjerë ai që shtrohet mbrapa”, shprehet sërish me një deklaratë tipike të tijën, deputeti.

“O ju rruani lekët, o ju keni frikë e ja futni vrapit”, ishte një tjetër deklaratë e tij.
Ai pohon se nuk e humbet toruan kur flet, madje as pas të qeshurave të deputetëve në kuvend, pasi qëllimi i tij është përfaqësimi i Lushnjës.
Problemet në qytet nuk kanë fund, veç spitalit janë dhe një sërë problemesh të tjera. Një prej sektorëve në krizë është dhe blegtoria, ku blegtorët kanë falimentuar.
“I gjithë fshati po blen qumësht në qytet, sepse lopët janë zhdukur, kanë ikur në drejtim të paditur. Njerëzit e kanë të pamundur të mbajnë lopë. Në fshat është frikë se nuk e ndjen më erën karakteristike të lopës më. Kanë filluar të bëhen specie në zhdukje”, tha Korreshi.

Duket se dhe jashtë kuvendit, Korreshi reagon po në të njëjtën mënyrë, ku deklaratat e tij janë sa komike aq edhe tragjike për shkak të gjendjes së krijuar.

Etiketa: KorreshilushnjaPolitikereagim

Lajme të lidhura

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
Para
Taksa 6% për produktet e shportës, deputetja e PD: Është norma ideale sipas llogaritjeve tona

Taksa 6% për produktet e shportës, deputetja e PD: Është norma ideale sipas llogaritjeve tona

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com