GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Prefekti i Dibrës bën bilancin e tërmetit: Shtëpitë e dëmtuara nuk kanë rrezik

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prefekti i Dibrës bën bilancin e tërmetit: Shtëpitë e dëmtuara nuk kanë rrezik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë në qarkun e Dibrës dy ditë më parë, kanë vazhduar të ndihen edhe 48 orët e fundit, ndonëse më të lehta.

Ndërkohë që nga emergjencat Civile njoftuan se bëhet fjalë për disa dhjetëra banesa që kanë pësuar dëme, Prefekti i qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kanë konfirmuar për Report Tv se mbi 110 banesa kanë rezultuar të dëmtuara.

Shehu bëri me dije se 110 banesat e dëmtuara janë të gjitha të banueshme, dhe nuk ka asnjë rrezik për banorët e zonës së prekur nga tërmeti i 2 ditëve më parë.

“Të gjitha banesat janë të banueshme. Nga kryetari i bashkisë janë ngritur 3 grupe të verifikimit në terren. 2 prej ndërtesave të dëmtuara janë të njësive administrative. Ne jemi në kontakt me banorët e dëmtuar. Jemi të gatshëm të ndihmojmë me materiale emergjente banorët nëse do të jetë e domosdoshme. Në përgjithësi janë ndërtesa të amortizuara, të prekura nga tërmetet e tjera. Bashkia, Prefektura dhe emergjencat civile janë pranë banorëve”, tha Shehu.

Nga njoftimi zyrtar i institucionit të prefektit, mësohet se nga 110 ndërtesat e konstatuara, 70-75 kanë dëmtime të lehta, ndërsa 30-35 janë me dëmtime të mesme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës tërmeti që goditi Dibrën ishte me magnitudë 4.5 ballë. Lëkundja ishte me epiqendër në Bulqizë dhe thellësi 14 kilometra. Sipas IGJEUM, vetëm 6 minuta para lëkundjes 4.5 ballë, është regjistruar një tjetër tërmet 3.3 ballë.

Ndërkohë që Bulqiza vijon të përballet me lëkundjet e tërmetit, ku vetëm brenda 48 orëve janë shënuar 7 të tilla.

Etiketa: prefektitermeti

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Griezmann, te MLS? Vela zbulon detajet  

Griezmann, te MLS? Vela zbulon detajet  

TË FUNDIT

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës...

Lexo më shumë
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com